
Ju tregoj Kryepeshkopin Joan Pelushi! Flet Gjin Lleshi!
Dritare.net
Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare është Joan Pelushi. Kjo është hera e parë që Sinodi i Shenjtë zgjodhi një kryepeshkop, pasi Kisha Ortodokse u udhëhoq për më shumë se tri dekada nga Anastas Janullatos. Joan Pelushi para se t’i futej fesë ka punuar si infermier në Spitalin Psikiatrik, para viteve 1990. Ish-kolegu i tij, Gjin Lleshi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tregon si e njeh Joanin, nga infermier, sot në kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
“Me Joan Pelushin që dikur e kishte emrin Fatmir kam punuar gjatë viteve 1980, kur u hap spitali i 5-ës. Joan Pelushi është personi më i veçantë i Qendrës Spitalore Universitare. Është një erudit, mund të komunikojë edhe me zogjtë. Unë kam punuar rreth 10 vjet me Joanin, ai ka qenë infermier në spitalin psikiatrik. Babai i Joanit ka emigruar në Paris. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ka mbajtur një pozicion jo të përshtatshëm, ai ka qenë me Ballin Kombëtar. Kjo ka qenë ajo që ka bllokuar babanë e Joanit, por jo Joanin. Profesori Nestor Polimeni i ka thënë të vazhdojë fakultetin e mjekësisë, por ai nuk pranoi. Joani kishte lindur për klerik. Nga ai kam lexuar librat më të vjetër të besimtarëve shqiptarë. Ai sot vihet në shërbim të Komunitetit Ortodoks Shqiptar. Unë që në 1990-ën nuk e kam takuar Joanin, por këtu afër kam vëllanë e tij. Janë familje e mrekullueshme.”, tha Gjin Lleshi në DritareTV./K.C/dritare.net

















