
Italiani që riatdhesoi gjithë bashkëkombësit dhe dashuria e la përgjithmonë në Shqipëri!
Dritare.net
Generoso Fiore riatdhesoi 20 mijë italianët që mbetën në Shqipëri pas rënies së fashizmit. Pas çlirimit të Shqipërisë nga nazistët, ai punoi që të riatdhesojë bashkëkombësit. I riatdhesoi të gjithë deri në 1954-ën edhe vetë mbeti në Shqipëri sepse këtu gjeti dashurinë e jetës. Njohu një partizane vlonjate që ia mori mendjen dhe vendosi të rrijë përgjithmonë në Atdheun e gruas. Këtë histori e tregojnë dy fëmijët e tij, Maddalena dhe Francesco Fiore në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV.
“Babai im Generoso Fiore pas luftës u mor ke riatdhesimin e të gjithë italianëve që mbetën në Shqipëri pas rënies së fashizmit dhe pushimin nazist. Pas çlirimit të Shqipërisë nga nazistët një pjesë e italianëve u larguan. Kur familja e babait ishte duke hipur në aeroplan, Rugero, mik i tim dhe dy, tre oficerë i thanë gjyshit që Generoso të rrinte në Shqipëri sepse kishin nevojë për njerëz që t’i ndihmonin dhe oficerët i dërguan në shtëpi sepse kishin kohë që nuk i kishin parë fëmijët. Babai im ishte vetëm 18 vjeç. Ai qëndroi, edhe gjatë kohës që punonte për riatdhesimin e italianëve njohu nënën që ishte partizane. Babai punoi pa u lodhur tërë jetën natë e ditë si mekanik në gjithë Shqipërinë.
Ai ndihmonte me para edhe gjyshin që iku me fëmijët e tjerë në Itali edhe pse me një dorë sepse tjetrën e preu gjatë punës. Babai i riatdhesoi të gjithë italianët deri në 1954-ën. Për vete nuk mundi sepse në atë kohë ishte martuar me time më edhe vendosi të mos largohej nga Shqipëria ato kohë.”, tregojnë dy fëmijët e Generoso Fiores./K.C/dritare.net

















