Na ndiqni edhe në

Shqip

Italianët u habitën. Mësuesi që u bë murator: Çfarë tha vajza ime në shkollë për mua!

Italianët u habitën. Mësuesi që u bë murator:

Albert Kola tha se mësuesit e shkollës së vajzës së tij, patën një habi kur mësuan se ai bëri këtë sakrificë, duke lënë zanatin e tij si mësues, për të punuar si murator në Itali. Historia e Albertit u publikua në gazetën e shkollës, duke lënë një mbresë te të gjithë. Çfarë tha ai në rrëfimin e tij në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV.

“Unë kërkova të bisedoj me ju sepse vajza e dytë që ishte në gjimnaz e di historinë se si emigroi babi i saj, mirëpo shkolla ku ajo studion, bëri një artikull për ta botuar në gazetën e shkollës. Dhe për një muaj shkroi të gjithë historinë se si ishte larguar babai nga Shqipëria, kishte lënë 3 fëmijë, gruan shtatzënë, prindërit dhe punën që mendonte se do na ndërtonte jetën.

Me pak fjalë e shkroi këtë histori dhe në fund tha “ai është babai im”. Mësuesja pasi ishte publikuar kishte thënë që do ju lexoj një histori që më ka lënë mbresa sepse meriton të jetë në gazetë. Mësuesja e lexoi të gjithë dhe kur lexoi në fund “ai është babi im” të gjithë e përqafuan vajzën”, u shpreh Kola në Dritare TV./L.F-dritare.net