Na ndiqni edhe në

Shqip

Ish-gjenerali UÇK-së: E mësuan këta që të heqin Enverin nga Lufta Nacional-Çlirimtare, tani duan të heqin dhe Hashimin!

Ish-gjenerali UÇK-së: E mësuan këta që të heqin

Kudusi Lama, gjenerali i UÇK-së në pension i ftuar në Shqip me Dritan, solli disa momente edhe personale nga lufta e UÇK-së. Ai tha se nuk mohohen dot veprat me fjalime.

"Unë kam disa telegrame kërcënuese dhe akuzuese nga Ministria e Mbrojtjes në kohën e luftës që ti ke braktisur detyrën dhe do të ndiqesh penalisht. Kam edhe një rast, Majko si kryeministër kur erdhi në Kukës në vend që të merrej me problemet më thoshte mua mos të dëgjoj më që ti merr kallashin dhe del në vijat e frontit. Hashimi që ka qenë në vijat e frontit. Unë vajta në vijat e frontit u akuzova dhe nga kryeministri. E mësuan këta që të heqin Enverin nga Lufta Nacional-Çlirimtare, tani duan të heqin dhe Hashimin. Nuk bëhen kështu këto punë. Nuk bëhen me fjalime këto. Hashimi ka qenë atje ku ka qenë.", tha Lama në Dritare Tv.