Na ndiqni edhe në

Shqip

Ilir Demalia: Berisha më kujton librin e Enver Hoxhës

Ilir Demalia: Berisha më kujton librin e Enver Hoxhës

Analisti Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për situatën në Partinë Demokratike. Berisha thotë Demalia më kujton librin e Enver Hoxhës, “Rreziku anglo-amerikan”. Pasi sipas tij Berisha i ka hapur lutë SHBA-së dhe Britanisë pasi e shpallën non-grata.

“Këta njerëz nuk bëhen kurrë. Sepse njeriu duhet të ketë profilin e vet, të krijojë veten. Këto rrotullohen nga të shkojë udhëheqja. Ai Çollaku para një jave nuk la gjë pa thënë: Do vdesim për Lulin. Tani shkoi te Berisha. Kush është ai qytetar që beson te këta. Është normale që vula shkoi te Berisha. Por këta janë grupi lemeria i ndarë në dy pjesë. Shumica ka shkuar te Berisha. Le ta marrin vulën ata, por vulën e Berishës në ballë, të vënë nga DASH-i nuk ia heq njeri. Berisha më kujton librin “Rreziku anglo-amerikan” të Enver Hoxhës. I ka hapur luftë Amerikës, imperializmit. Tani le të shkruaje edhe librin.”, shkruan Demalia./K.C/dritare.net