Na ndiqni edhe në

Shqip

Historiani Sali Onuzi: Dritare TV bëri historinë me dokumentarin "Në besë të shqiptarëve"!

Historiani Sali Onuzi: Dritare TV bëri historinë me dokumentarin

Puna kryesore e televizionit DritareTV dhe gazetares Rudina Xhunga përgjatë 2024-ës ishte realizimi i dokumentarit të jashtëzakonshëm “Në besë të shqiptarëve”. Ky dokumentar flet për një pjesë të historisë që ka qenë në hije deri më tani, për rrëzimin e avionit me 30 infermierë dhe mjekë amerikanë në Çestije të Belshit më 8 nëntor të 1944-ës. Dokumentari u realizua në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të Atdheut nga forcat gjermane.

Pjesë e punës së jashtëzakonshme që u bë përgjatë këtij viti, nga një ekip i madh gazetarësh, historianësh, juristësh, dëshmitarë të historisë, ishte edhe historiani ushtarak Sali Onuzi, i cili takoi njerëzit kyçë të historisë, togeren Agnes Jensen që ishte në ekipin e avionit që u rrëzua dhe agjentin sekret amerikan Lloyd Smith, i cili erdhi në Himarë për të marrë 30 infermierët dhe mjekët që u shpëtuan nga shqiptarët. Zoti Onuzi erdhi sërish në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV për të folur për dokumentarin. Ai thotë se DritareTV është pararojë e punës së jashtëzakonshme që është bërë për zbulimin e kësaj pjese të historisë, që ishte në hije.

“Vitet e fundit është bërë punë e mirë. DritareTv është pararojë e punës së jashtëzakonshme që është bërë për të zbuluar historinë e avionit me 30 amerikanë që u rrëzua në Belsh. Ju, Rudina Xhunga keni bërë një punë të mrekullueshme, në nivelin e asaj sakrifice që kanë bërë ata. Dua t’ju përgëzoj. Edhe iniciativa juaj për të bërë tregimin e tregimeve më duket shumë interesante, novatore. Nuk kam dëgjuar ta bëjnë të tjerë edhe kjo është gjë e bukur. Edhe zbulon gjëra të reja, edhe e kompleton situatën.”, thotë zoti Onuzi në DritareTV.

Dokumentarin “Në Besë të Shqiptarëve“ e gjeni në Youtube Dritare TV dhe së shpejti në kanalin Rudina Xhunga./K.C/dritare.net