
Historia e kompozitorit Zef Leka, si u burgos autori i këngës Qingji i Vogël!
Dritare.net

Valentina Muka, në emisionin Shqip me gazetaren Rudina Xhunga ka treguar një histori e cila nuk njihet për shqiptarët, atë të autorit të këngës Qingji i Vogël.
Edukatorja në rrëfimin e saj, preku historinë e Zef Lekës i cili shkroi tekstet e kësaj këngë mjaft të njohur dhe popullore për vendin tonë, i cili për fatin e keq ka kaluar 10 vite burg padrejtësisht.
Muka tregoi se tekstshkruesi i kësaj kënge kaq të njohur e cila këndohet gjerësisht nga edukatoret dhe nënat për fëmijët e tyre, ishte shkodran dhe dënimin e ka marrë ‘për një fjalë goje’.
Sakaq shtoi se pavarësisht dënimit që ai mori, kënga nuk u zhduk dhe vazhdon të këndohet ndër vite.
“Zef Leka është autor i Qinqji i Vogël, ishte profesor i muzikës por për një fjalë bëri 10 vite burg, padrejtësisht. Ishte shkodran, kënga vazhdoi, këndohet në gjithë botës. Unë jam mësuese kopshti dhe ia këndoj fëmijëve në Toronto. Ia këndoj në shqip, ndihem e lumtur. Ai shkruajti një libër për të atin, pentagrame të kryqëzuara”, tha ajo./M.K-dritare.net

















