Na ndiqni edhe në

Shqip

Historia e Fluturës, që nuk e ndal asgjë!

Historia e Fluturës, që nuk e ndal asgjë!

Flutura Luke, është ndër të parat eksperte kontabiliste në vend, ndër më të vlerësuarat. Historia e saj u rrëfye sonte në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV. Ajo rrëfeu me pasion për profesionin që e ushtron prej më shumë se 30 vjetësh.

“Unë jam me origjinë nga Gjirokastra. Por lindur në Tiranë. Jam eksperte kontabël, ndër të parat e licencuar. Kam mbaruar fakultetin ekonomik, dega financë. Kam mbaruar në vitin 1988. Kam punuar shefe llogarie deri në vitin 1995. Fillova menjëherë në punë. Si fillim më caktuan në Librazhd, pastaj më çuan në Elbasan në kombinatin metalurgjik. Unë kam mbaruar me 10, me një mesatare shumë të mirë.

Kam punuar deri në vitin 1997, si shefe llogarie në ndërmarrjen kartografike.

Ishte një kohë fantastike për kontabilistët. Ishte më e vështirë për shkak të kushteve, punonim me regjistra, por kishim dinjitet, ishim të respektuar. Në atë kohë financieri kishte një rol kyç. Sot ky rol është më i nënvlerësuar”, u shpreh zonja Luke në Dritare TV./L.F-dritare.net