
Profesori i gjeologjisë dhe inxhinieri i naftës Gjergj Foto i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV thotë se në Shpirag ka naftë, por do të shpohen puse, atëherë kur fuçia e naftës të shkojë 300 dollarë.
“Po të më pyesin a ka naftë, nuk them dot që nuk ka. Në kohën që punonim ne, pra në vitet 1970-1971, çmimi i naftës ka qenë 2 dollarë fuçia, sot ështe 100-110 dollarë fuçia. Çmimi ndryshon, nuk është i mallrat e tjerë, kërkesë, ofertë, por bëhet politikë me naftën. Nëse nafta arrin çmimin 200-300 dollarë fuçia, atëherë i vjen radha Shpiragut për t’u shpuar. Pra kompanitë e huaja i kanë të dhënat që ky vend ka naftë, por presin që të shkojë fuçia 300 dollarë që t’ia vlejë barra qiranë.”, thotë gjeologu në DritareTV./K.C/dritare.net

















