Na ndiqni edhe në

Shqip

Gazetari amerikan: Shkëlzeni, Mediu dhe vetë Berisha përfituan paratë që i zhdukën në Qipro!

Gazetari amerikan: Shkëlzeni, Mediu dhe vetë Berisha përfituan

Gazetari amerikan, Guy Lawson, i cili është autor i librit “Armët dhe çunat”, tregon se implikimi qeveritar në Gërdec ka qenë i niveleve të larta, që shkonin deri tek Berisha. Në intervistën për Dritare.net ai thotë se Shkëlzeni, Mediu dhe ndoshta vetë Sali Berisha po përfitonin paratë, të cilat më vonë i zhdukën në Qipro.

“ Djali i ish-Kryeministrit u takua me çunat kur ata ishin në Shqipëri, për të rregulluar shpërndarjen dhe ripaketimin e këtyre municioneve me një çmim që ishte dyfish i çmimin që qeveria shqiptare po i merrte. Qeveria shqiptare po i shiste municionet rreth 2 cent, për një kompani tjetër për rreth 4 cent, dhe më pas çunat e blinin për rreth 8 cent. Pra, çfarë ndodhi me ato pará? Implikimi është i qartë; djali i Kryeministrit, ndoshta edhe vetë Kryeministri, sigurisht Ministri i Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë, po përfitonin paratë, të cilat i dërguan në një kompani në Qipro dhe më pas u zhdukën”, rrëfeu Lawson./dritare.net