Na ndiqni edhe në

Shqip

Fatos Klosi: Pse jam pro idesë së shkëmbimit të territorit mes Serbisë dhe Kosovës!

Fatos Klosi: Pse jam pro idesë së shkëmbimit të territorit

Fatos Klosi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tregoi se përse është dakord me idenë që qarkulloi mandatin e parë të Donald Trump si presidenti i SHBA-së, për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa rendit arsyet, Klosi thotë se sot koha punon për Serbinë, dhe jo për Kosovën.


Dritan Hila: Pati një angazhim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kohën e mandatit të parë të Donald Trump-it për të cilin u tha se ishte iniciator për një shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë. Mund të ringjallet prapë kjo?

Fatos Klosi: Them se po dhe mua më pëlqen kjo ide. Aty po luhet me patriotizmin e shqiptarëve të Kosovës që nuk morën pjesë në lufte. Ishin pak ata që morën pjesën në luftë dhe zgjedhjet e para treguan që populli ishte me politikën e Rugovës. Pastaj ngjarjet rrodhën ndryshe. Fitoi Partia Demokratike, edhe shumë njerëz që nuk kishin marrë pjesë në luftë u bënë më patriotë sesa duhet për të justifikuar qëndrimin e tyre. Një nga këta është Kurti për mua. Kështu që Kosova, pretendoi të jetë e pavarur dhe bota e ndihmi që të jetë e pavarur duke patur parasysh që shqiptarët janë pjesa dërmuese e popullsisë në atë rajon dhe ia dhanë. Tani del problemi me përmasa më të vogla në ato katër komuna, ku pjesa dërrmuese e popullsisë është serbe. Unë kam përshtypjen që për herë të parë kufiri i Kosovës është sajuar kur Kosova u konsiderua krahinë autonome brenda Serbisë. Nuk ka qenë ndonjëherë. Krahinë autonome u bë në 1964-ën. Ta bësh krahinë autonome duhet të vësh një kufi, cila është pjesa autonome dhe cila është pjesë serbe. E bëri Tito në atë kohë. Kjo ishte një hile e Titos që Kosova mos quhej etnikisht e pastër. Janë këto katër komuna. Kjo që po ndodh këto ditë i jep të drejtë Titos. Por me të drejtë, shqiptarët e Kosovës kërkuan pavarësinë, që janë popull i rëndësishëm, jo sllav. Me të njëjtën të drejtë edhe ata mund të kenë pretendime. Nuk pretendojnë ndonjë gjë të madhe, një asociacion të komunave me disa liri më shumë. Duket sikur jam kundër Kosovës, por jo. Ngjarjet në Kosovë tregojnë se ajo mund t’i prishë shumë punë. Në kohën kur Kosova filloi luftën e saj me UÇK-në dhe pastaj bombardimet e NATO-s, Serbia me Millosheviçin në krye konsiderohej aleate e Rusisë. Në atë periudhë, koha punonte për Kosovën, sot është e kundërta, koha punon për Serbinë.”, thotë zoti Klosi në DritareTV./K.C/dritare.net