Na ndiqni edhe në

Shqip

Fatbardh Kadilli flet për listat: Rama lëvizje strategjike, Berisha blindoi veten!

Fatbardh Kadilli flet për listat: Rama lëvizje strategjike, Berisha

Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV komentoi listat përfundimtare të PS-së dhe PD-së për zgjedhjet e 11 majit. Kadilli thotë se, Rama ka marrë një vendim strategjik të guximshëm për të përtërirë ekipin e tij në Parlament, ndërsa Berisha blindoi veten vet dhe qëllimi i tij i vetëm është të kontrollojë opozitën.


“Problemi më i madh që ka Partia Socialiste sot është konsumi pas tri mandatesh, 12 vitesh në pushtet. Problemi është përtëritja. Natyrisht përtëritja nuk prek kryetarokracinë sepse jemi në sistemin e kryetarit, por ai merr vendim strategjik të guximshëm për të përtërirë ekipin e vet në Parlament, brenda të njëjtit sistem. Njerëz të panjohur, por siç ishin ata më parë. Le të themi logjikisht që cikli biologjik i një individi në politikë është 16-20 vjet. 2 mandate në opozitë, dy në pushtet. Ose nëse ka fat dy në opozitë, tre në pushtet. Më tutje se kaq një politikan e ka dhënë se çfarë ka për të dhënë. Me përjashtime shumë të rralla, pjesa më e madhe në një moment të tillë dorëhiqet. Problemi është a janë të zotë këto forca politike ta përballin me vendim strategjik, ndryshimin. Fatkeqësia është që ndryshon qeveria dhe nuk ndryshon opozita. Çfarë i shërbejnë parlamentit shqiptar që kthehen deputetë që kanë 12 vjet që nuk janë në parlament. Berisha me atë marrëveshje që bëri sot blindoi veten e vet në krye të partisë dhe qëllimi i tij është të kontrollojë mazhorancën e opozitës.”, tha Kadilli në DritareTV./K.C/dritare.net