Na ndiqni edhe në

Shqip

Çfarë ka brenda tunelit të Porto Palermos! Flet inxhinieri që mori pjesë në ndërtim!

Çfarë ka brenda tunelit të Porto Palermos! Flet inxhinieri

Inxhinieri Qemal Zyfi i cili ka kontribuuar për ndërtimin e tunelit në Porto Palermo, për Dritare TV rrëfeu rëndësinë që kishte nga ana strategjike ushtarake.

Zoti Zyfi u shpreh se ky tunel është një vepër që ende dhe sot mund të vihet në punë pasi është i mirëprojektuar dhe ka një rëndësi të madhe për vendin.

“Objektet e Porto Palermos nisin sapo del nga Himara. Tuneli i Porto Palermos nuk është vetëm ky që shohim ne sot. Rrotull tij janë disa tunele të tjera të cilat janë në funksion të tij. Për të mbrojtur këtë tunel u ndërtuan tunele mbrojtëse.

Njëri është në Pilur, që mbron veriun e këtij tuneli. Tuneli tjetër është sa del nga Himara, pra është tuneli i komandimit, i antenave. Atë objekt e kam realizuar unë. Pra të gjitha tunelet komunikonin më Tunelin e Porto Palermos. Janë dy gryka që bëjnë mbushjet dhe zbrazjet e topave elektrike. Brenda bazës ushtarake të Porto Palermos veç këtij tuneli të madh që shihni janë dhe 3 të tjerë. Është shumë e vështirë ta demontosh këtë tunel.

Tuneli është i gjatë 780 ml i mbushur me ujë në një gjerësi 12 m. Montuar në të dyja anët veri e jug porta metalike me beton me peshë secila rreth 80 ton. Nga kuota normale tokësore thellësia e ujit nga 6,5 m deri në 9 m. Ka një lartësi mbi pasqyrën e ujit 15 m.

Për të krijuar një ide mbi madhësinë. Në hyrje të Tunelit mund të ndërtoje një pallat 5 katësh”, tregoi inxhinieri në Dritare TV./M.K-dritare.net