
Çfarë i dallon shqiptarët nga emigrantët e tjerë! Flet Lis Bukuroca
Dritare.net
Shkrimtari nga Presheva, Lis Bukuroca ishte i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, ku foli për emigrantët shqiptarë nëpër botë.
Shkrimtari thotë që emigrantët shqiptarë janë të mirinformuar, madje kanë mësuar për filozofët që në kohën e komunizmit.
Sipas Shkrimtari nga Presheva ne si popull nuk na dallon asgjë nga një shoqëri evropiane.
“Dallimi qëndron këtu që kur erdhën emigrantët nga Siria mbi 1 milion qytetarë, ata nuk njohën Immanuel Kant, e as Karl Marksin të gjithë filozofët që ne shqiptarët i kishim mësuar në komunizëm. Unë atëherë nuk i doja por më kanë shërbyer, ishte një dije shumë e nevojshme. Ata nuk njohin as lirinë dhe të drejtat e njeriut, nuk i konsiderojnë si ne. Ne jemi si qytetarë evropian. Nuk kemi dallim as në ecje e as në veshje. Po të na shikosh në një kafene nuk ka asnjë dallim mes një shqiptari dhe popullsisë atje.”- u shpreh Lis Bukuroca/E.P/dritare.net

















