
Çfarë duhet të bëjnë partitë e vogla që të hyjnë në Parlament! Flet Bardhyl Reso
Dritare.net
Bardhyl Reso i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv u bëri thirrje partive të vogla që të bashkëpunojnë. Zoti Reso tha se partitë e vogla duhet të bëhen bashkë jo për të fituar zgjedhjet e 11 majit, pasi sipas tij fituesi dihet, por për t'u futur në Parlament.
“Këto partitë e vogla, ose këta njerëzit intelektualë duhet të mendojnë si ta ndryshojnë Shqipërinë. Duhet të kapen në gjëra konkrete, shifra konkrete. Partitë e vogla duhet të vendosin në programet e tyre gjëra që të tërheqin interesin e votuesve. Nuk është puna të shash Ramën, apo Berishës që të marrësh vota. E dinë të gjithë që nga të dyja palët janë të korruptuar. Por si do të jenë këta të rinjtë? Këtë nuk e di. Propaganda elektorale bëhet me jetën konkrete të njerëzve. Vetëm kështu mund t’i tërheqin njerëzit që t’i votojnë. Nëse nuk bashkohen, të dalin me lista të përbashkëta, do ta kenë shumë të vështirë të fitojnë minimumin e votave për kandidatët që do nxjerrin më 11 maj. Ka rrezik që të mos përfaqësohen prapë në parlamentin shqiptar. Ata mund të kenë simpatizantë, por nëse nuk organizohen, të bëhen bashkë, nuk do të arrijnë të marrin deputetë. Në këto zgjedhje ata duhet të futen në Parlament, jo të fitojnë zgjedhjet se fituesi dihet.”, tha zoti Reso në DritareTV./K.C/dritare.net

















