Eksperti i sigurisë: Të ngrihet me urgjencë sistemi i mbrojtjes kundërajrore dhe kundërtanke në Shqipëri dhe Kosovë!
Dritare.net
Eksperti i sigurisë Arben Çuko i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare Tv u shpreh se në rast sulmi, Shqipëria është e pambrojtur. Ai u shpreh se duhet të ngrihen urgjentisht dy sisteme, ai i mbrojtjes kundërajrore dhe ai kundërtankeve.
"Në rast sulmi të befasishëm ndaj një vendi, forcat më të shpejta të reagimit futen në luftim ditën e 6-shte. Deri në ditën e gjashtë bëji derman vetes. Forcat më të shpejta janë shumë pak. E gjithë NATO, që nga Lituania deri në Rumani ka gjithsej 40 mijë vete, nuk janë 40 mije ushtarë. Trupa luftimi janë 5-6 mijë. Nisur nga kjo vjen logjika te pyetja çfarë të duhet të bëjmë ne? Kur them ne e kam për Kosovën e Shqipërinë. Këtu te ne mund ta godasësh tankun nga 50 metra larg. Ndërtimet anës rrugës ne Kosovë dhe Shqipëri janë plot. Ne dhe Kosova duhet që te ngremë dy sisteme të fuqishme, mbrojtëse dhe jo mësymëse. Sistemin e mbrojtjes kundërajrore dhe atë kundërtanke. Në mënyrë urgjente sepse artileria, mjetet e blinduar, janë të tjera, por këto dy sistemi duhet t’i ngremë. Me sa di unë ushtria jonë ka porositur Javelin and Stinger, por nuk mjaftojnë. Stingeri është një raketë me rreze 4 kilometra dhe lartësinë 3 kilometra. Rrezen maksimale e ka 6 kilometër, por maksimalja është teorike. Stingeri është për të mbrojtur trupat e tua në luftim, jo për të mbrojtur popullsinë. Rusia tani po godet popullsinë civile qe t’i heqë vullnetin popullit për të luftuar edhe për të mbështetur luftën. Urgjentisht duhet të ngremë ato dy sisteme.", tha Çuko./K.C/dritare.net