
E mira që i ka bërë PS-ja, Shqipërisë! Flet Ilir Demaliaj!
Dritare.net
Analisti Ilir Demaliaj, i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për situatën parazgjedhore në Shqipëri, fushatën e qeverisë aktuale e opozitës dhe qeverisjen e PS-së këto tri mandate. Demaliaj tha një të mirë që i ka bërë PS-ja vendit, kur vjen puna për integrimin në BE apo dikur anëtarësimin në NATO, ka lënë pas ndasitë politikë dhe është dakordësuar për të mirën e vendit.
"Me të gjitha problemet dhe gabimet që ka Partia Socialiste gjatë udhëheqjes së saj, kur ka ardhur puna për procesin e integrimit të Shqipërisë, në Evropë apo në NATO, PS-ja, ka lënë mënjanë politikën e brendshme dhe ka thënë; Jemi dakord!
Ajo që i ndodhi Berishës para anëtarësimit në NATO, me Gërdecin, PS-ja doli dhe tha që pavarësisht kësaj që ndodhi ne duhet të vazhdojmë procesin e anëtarësimit. Imagjinoni po të kishte qenë Berisha në anën e kundërt, çfarë do të kishte bërë. Unë mendoj që sot shoqëria shqiptare, media, politika ka dy rrugë; ose ta gozhdojë këtë njeri, ose kështu nuk mund të vazhdohet më.”, tha Demaliaj./K.C/dritare.bet

















