Na ndiqni edhe në

Shqip

E keni njohur Lulzim Bashën si pacient? Ja si përgjigjet psikiatri Neli Demi!

E keni njohur Lulzim Bashën si pacient? Ja si përgjigjet psikiatri


Psikiatri Neli Demi është në listën e hapur të Koalicionit Euroatlantik. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga psikiatri Neli Demi tregoi se si e ka njohur drejtuesin e koalicionit Lulzim Basha.

"Me Bashën jam njohur pas zgjedhjeve vendore të 2023. Më parë nuk kisha asnjë kontakt me të, por u vetë ofrova për t’u përfshirë në politikë. Basha nuk erdhi të kurohej tek unë apo të kërkonte këshilla nga unë si psikiatër. Unë u ekspozova vetë me shkrime, me reagime dhe zoti Roland Bejko, zoti Enkelejd Alibeaj që asokohe ishin me Bashën treguan interes. Më pas u takova me Bashën në 2023-shin.
Më duhet ta konfirmoj se Basha nuk e ka vetëm për argëtim këtë që po bën me Ramën, por ai është njeri me humor. Tani e shoh goxha të çliruar, në krahasim me si ka qenë më parë.", thotë zoti Demi në DritareTV.\K.C/dritare.net