Na ndiqni edhe në

Shqip

Demenca e prindërve tuaj, varet nga sjellja juaj. Flet infermierja!

Demenca e prindërve tuaj, varet nga sjellja juaj. Flet infermierja!

Infermierja Mimoza Kalaja në një rrëfim për emisionin Shqip me gazetaren Rudina Xhunga ka rrëfyer eksperiencën e saj ndër 40 vite në lidhje me kujdesin për të moshuarit në azil.

Kalaja ka prekur një temë mjaft e ndjeshme, atë të demencës e cila është një sëmundje që prek të moshuarit, të cilët shfaqin me kalimin e kohës shenja dhune dhe probleme me kujtesën.

Infermierja theksoi se demenca është një proces dhe termi i përdorur ndaj të moshuarve si të ‘çmendur’ është shumë i gabuar, pasi e gjitha lidhet me paaftësinë që të jep ky problem në organizmin dhe plakjen e trurit.

“Demenca nuk është sëmundje psikike, por një proces i plakjes që i ndodh kujtdo. Dikush fillon ndryshon sjellje, problemet janë nga më të ndryshmet por që degradon. Fillon me harresa të vogla, me ndryshime të sjelljes, t’i thua pse mami im nuk e bënte këtë sjellje, ku dhe bëhen agresiv. Mënyra se si ti e trajton, komunikon dhe e prek. Kemi parë që demenca fillon dhe në mosha të reja, 60-vjeç, i njohin fëmijët e tyre por nuk kujdesen dot për veten e tyre. Nuk e kanë të lehtë të rinë me fëmijët, edhe thirrjet e ndërkombëtare janë që personat me demencë nuk duhet të mbahen në shtëpi, pasi do përfundojnë në gjendje të rënduar psikologjike. Dëmton shumë nga ana psikologjike, ndërsa ne e kemi punë. Konsiderohet punë, janë kujdestaret që merren me atë, nuk mund të rish 24 orë, duhet të jesh dhe profesionistë pasi ata bëjnë komplikacione të ndryshme, të frymëmarrjes, të rrugëve urinare, infeksione të ndryshme, pasi organizmi i tyre ka filluar të stopojë dhe truri është plakur, nuk komandon më siç duhet.

Ai nuk ka fuqi të kollitet, nuk ka fuqi të nxjerrë sekrecionet, dhe krijojnë probleme të ndryshme. Demenca është proces, është edhe genetike në disa raste si dhe nuk duhet t’i konsiderojmë si të çmendur. Ata janë persona që po plaken dhe po degradojnë, si procesi i ecjes që nuk vrapon dot si në fëmijëri. Jetëgjatësia tani është shtuar shumë, edhe nuk e kuptonim. Tani, duhet të kuptojmë se si ne duhet të komunikojmë kur ata bëhen agresiv, ka metodat e veta pasi ai gjuan veten e tij dhe tu. Kisha një rast me një banore që është me demencë, që nuk njeh fëmijët e vetë. Dhe u gris pak në vetull dhe ajo plagë përfundoi shumë e madhe.

Në lidhje me atë denoncimin, u trondita shumë dhe nuk isha në gjendje të kuptoja se çfarë po ndodhte. Këto janë gjëra që ndodhin, edhe me familjarët që nxjerrin inatin me njëri-tjetrin. Kam një rast kur djali ka sjellë babain e tij me një gjendje të rëndë, dhe vajza më del kundër por ai as posturën nuk e mban dot. Kemi pasur dhe raste që ndërhyjnë, por unë jam profesioniste, ajo që ndodhi në Pejë ishte jashtë normales. Por ja që e bëjnë, ishte e pajustifikueshme”, tha ajo./M.K-dritare.net