
Demalia: Rama ngriti 10 mijë flamuj në mes të Athinës, Berisha uli brekët!
Dritare.net
Analisti Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për takimin e djeshëm të Sali Berishës me shqiptarët e Athinës, ndërsa krahason me takimin e kryeministrin Rama, në 2024-ën. Demalia thotë se asnjë lider nuk e ka bërë atë që u bëri Rama, grekëve, që ngriti 10 mijë flamuj shqiptarë në mes të Athinës.
“Atë që i bëri Rama grekëve, nuk e ka bërë asnjë lider në historinë e Shqipërisë. I shkoi në mes të Athinës, ia plasi bombën midis Athinës. Ngriti 10 mijë flamurë shqiptarë aty në atë pallat sporti. Berisha le të thotë ca të dojë. Ai nuk kishte asnjë flamur shqiptar në Greqi. I hoqi dhe brekët, i uli në fund të këmbëve. Por turpi është i medias që merret me një njeri si Berisha.”, thotë Demalia./K.C/dritare.net

















