Na ndiqni edhe në

Shqip

Daut Gumeni: Belerin e bënë eurodeputet pala greke dhe shqiptare. Qëndrimi i opozitës, antikombëtar

Daut Gumeni: Belerin e bënë eurodeputet pala greke dhe shqiptare.

Daut Gumeni i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për Sali Berishën dhe Fredi Belerin. Gumeni thotë se Fredi Beleri u bë deputet me ndihmën e palës shqiptare dhe asaj greke. Sipas tij qëndrimi i opozitës shqiptare karshi Belerit është antikombëtar.


“Berisha bëri marrëveshje kundër vendit të tij me një vulëhumbur që i gjen rrënjët në Progonat. Unë kam qenë dhe mësues, edhe nxënës. Nuk ka jo përgjegjës blegtorie, por banor të thjeshtë të jetë aq budalla sa ky që kanë caktuar këta. Mirë këta të opozitës, por pse e lejoi Komisioni Zgjedhor të kandidojë në Himarë? Është mospërfillje për Himarën kjo. Ai nuk duhej lejuar të hidhte kandidaturën edhe për eurodeputet. Ai u bë se e ndihmuan të dyja palët, shqiptare dhe greke. Qëndrimi i opozitës është antikombëtar. Greqia në politikë është në luftën e parë ballkanike, jo ato evropiane e botërore. Atë mendësi ka ajo. Mendësinë e një kombi që ka lindur në ishull. Me asnjë vend që takohet me tokë, Greqia nuk ka marrëdhënie normale. Sepse i duket sikur duhet të marrë nga toka se ka frikë mos kthehet prapë në ishull.”, tha zoti Gumeni në DritareTV./K.C/dritare.net