
I ftuar në emisionin “Shqip” me Dritan Hilën në DritareTV, Dash Sula ka folur me tone kritike për marrëdhënien e tij me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike. Sula tha se, pavarësisht se ka qenë aktiv në politikë për 20 vite, u largua pikërisht nga Berisha në një moment simbolik, ditëlindjen e tij të 55-të.
“Berisha më preu këmbë, kokë dhe gjithçka. Ishte dita ime e lindjes kur më nxori nga politika,” – tha Sula, duke shtuar se kishte dalë shumë mirë në primaret e fundit, por u përjashtua pavarësisht rezultateve.
Sula deklaroi se nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të ndikuar në votat e Primareve, duke theksuar parimin e tij jetësor: “As gruaja nuk mbahet me zor, as burri. Po nuk të deshi shtëpia, mos prit të të dojë komshia.”
"Unë kam 20 vjet aktiv në politikë. Përpara 20 vitesh hyra në politikë, por fiks në ditëlindjen time të 55-së me 12 mars, Berisha më nxori nga politika. Më preu këmbë, kokë edhe gjithçka. Është për të ardhur keq se unë dola shumë mirë në Primarë, madje kur isha në Maltë më orën në telefon dhe më thanë: Ore po i fiton ti primarët? Po mirë thashë shyqyr s'e besoja sepse nuk sinqerisht nuk u angazhova fare sepse kam një parim në jetën time. As gruaja nuk mbahet me zor, as burri nuk mbahet me zor. Po nuk të deshi shtëpia, mos prit të dojë komshia. Mua nuk më deshi shtëpia, m’i preu këmbët, më kërkoi komshia, pra PS-ja apo partitë e tjera. Jo se PS-ja po vdiste për mua, por për respektin, për karrierën që unë kisha.", tha Sula.
Në fund të intervistës, Shehi tha se kishte parashikuar fitoren e Edi Ramës dhe humbjen e Sali Berishës në zgjedhjet e fundit, duke sinjalizuar një distancim të qartë nga opozita aktuale./K.C/dritare.net

















