Besnike Zelka, gruaja që nga mekanike u bë koleksionistja e kostumeve popullore!
Dritare.net
Besnike Zelka një koleksioniste shqiptare që jeton në SHBA ka rrëfyer në “Shqip” me Rudina Xhungën historinë e saj, sesi nga mekanike e më pas magaziniere në garderobën e Teatrit të Operas dhe Baletit, gjë që ia nxiti edhe më pasionin për të mbledhur kostume popullore nga e gjithë Shqipëria.
Pjesë nga biseda:
Rudina Xhunga: Çfarë koleksioni është ky?
Besnike Zelka: Nuk është e lehtë është goxha e vështirë ta mbash si koleksion, po ka qenë dashuria ajo që më ka bërë ta ruaj me aq përkushtim.
Çdo familje ka patur kostumet kombëtare, të cilat i ka patur edhe familja ime. Si fëmijë i kam pas idhuj këta lloj kostumesh, punët që kanë bërë stërgjyshet tona, një mrekulli.
Është një kostum Tirone qe kam trashëguar. Unë kam pesë kostume të Tironës.
Kam po ashtu një kostum të Malësisë së Madhe, xhubletën e kam blerë në Shkodër, është një kostum nusërie të cilin e vë para kostumit të Tironës.
Ideja ime ishte që të kisha një koleksion dhe doja të kisha një ansambël të vogël.
Unë kam punuar edhe mekanike dhe pastaj në TKOBAP, magaziniere në garderobë dhe aty më lindi ky pasion.
Pas 90-ës doja të kisha një gjë timen, p.sh Besim Zekthi të kishte ansambël privat dhe unë të kisha kostumet.
Unë kam shkuar fshat më fshat, qytet më qytet për të siguruar koleksionin tim. Madje në një rast, im shoq më thotë "Besnike ti nise për Shkodër del në Gjirokastër, merr ndonjë dokument me vete". Kam qenë e papërtueshme dhe kam shkuar kudo.
Në atë kohë, njerëzit i ruanin me fanatizëm këto kostume. Njëherë kam blerë një kostum, i zoti i shtëpisë e nxorri nga sënduku dhe e bleva. Sapo e kam çuar në shtëpi, ajo bluza u shkri sepse ai ka qenë i paajërosur", tregoi Besime në Dritare TV./J.H/dritare.net