Na ndiqni edhe në

Shqip

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka ngjallur debate për faktin nëse Rama do të tërhiqet nga politika. Analisti, Ben Andoni i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv, Andoni tha se tani Rama po përgatitet për republikën presidenciale.


“Nga konstatimet, ligjërimin e Ramës, e shoh si për të treguar se identifikimi i tij, jo thjesht me partinë, por edhe me shtetin, është gati i përfunduar. Kam frikë se po përgatitet për republikën presidenciale. Begajt i mbaron mandati për dy vjet, por është një president që nuk la asgjë për t’u shënuar. Tani Rama ka një lloj qetësie relative me njerëzit e vet, makinerinë e vet, që është në makinë shumë e fortë. Por kalkulimet e tij për 1 milion votat, nuk besoj se janë të sakta.”, tha Andoni në DritareTV./KC/dritare.net