Na ndiqni edhe në

Shqip

Bardhyl Reso: Rexhep Qosja, njeriu që nderon Kosovën!

Bardhyl Reso: Rexhep Qosja, njeriu që nderon Kosovën!

Bardhyl Reso i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV foli për sulmet që i janë bërë akademikut të njohur Rexhep Qosja, pasi botoi shkrimin që fliste për zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë ditën e diel.

Ja çfarë tha zoti Reso:

“Mua më pëlqeu shumë shkrimi i Rexhep Qosjes që tregoi përse do shkojë të votojë. Unë e konsideroj një njeri të madh jo vetëm për Kosovën, por tërë kombin shqiptar. Jam munduar të ndjek të gjithë veprimtarinë e tij. Ai është një erudit, një filozof, shkrimtar, një patriot i madh i Kosovës. Është për të ardhur keq që ne nuk kemi respekt për personalitetet tona kombëtare. Qosja nuk foli për të mbrojtur një parti politike, sepse ai nuk është anëtar i Vetëvendosjes. Por ai po mbron një filozofi politike, që është në interes të kombit shqiptar. Rexhep Qosja i ka lënë Kosovës vlera të vërteta, që do t’i trashëgojnë shqiptarët. Qosja është njeri vizionar, këtë e ka treguar me kohë. Nga intelektualët e zotë, kombi ka vetëm përfitime.", thotë zoti Reso në DritareTV./K.C/dritare.net