Na ndiqni edhe në

Shqip

Bardhyl Reso: Gërdeci pasuroi Berishën dhe ministrat e tij!

Bardhyl Reso: Gërdeci pasuroi Berishën dhe ministrat e tij!

Bardhyl Reso, inxhinier dhe një nga ish-themeluesit e PD-së, në bisedën me Rudina Xhungën në studion e “Shqip” u ndal tek ngjarja korruptive e kriminale e Gërdecit. Ai tha se Ministria e Mbrojtjes shiti gjithë municionet e siguruara nga shteti shqiptar për 40 vite dhe me ato lekë u pasuruan të gjithë ministrat e Berishës dhe vetë ai.

Çudia më e madhe është shtirja që bën ai, mua më bën të njëjtën akuzë. Po e njëjta akuzë është, se një krim është ai. Mediu është iniciatori i gjithë kësaj ngjarjeje. Pale pastaj prapaskenat, çfarë përfitimesh materiale. Mendoni sa armatim ka pasur Shqipëria. Ministria e Mbrojtjes duhet marrë në gjykim e gjitha, për çarmatimin e ushtrisë nga armët e mbetura për t’u futur në NATO. Kjo ishte mënyra më mafioze për të vjedhur gjithë ato që ishin blerë përgjatë 40 viteve. Të gjitha ato shkuan për pasurimin e ministrave, i pari Mediu. Këtu nuk është thjesht vetëm Gërdeci. Nëse të gjithë politikanët që kanë gisht në këto vjedhje,nuk do të gjykohen në gjyq të përbashkët, ky problem asnjëherë nuk ka për t’u mbyllur", tha Reso në Dritare.Tv./ J.H/dritare.net