
Babai im në batalionin që shpëtoi infermierët amerikanë! Flet Mihal Jano!
Dritare.net
Mihal Jano, ish-ushtarak, që jeton prej vitesh në SHBA, erdhi sot në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga, për të treguar pjesën e tij të historisë, pas publikimit të dokumentarit të jashtëzakonshëm të DritareTV “Në besë të Shqiptarëve” për 30 infermieret dhe mjekët amerikanë, avioni i të cilëve u rrëzua në Belsh, në 1943-shin. Zoti Jano, tregon se si babait i tij, me batalionin shpëtuan infermieret dhe mjekët amerikanë që mos binin në duart e gjermanëve.
Rrëfimi i Mihal Janos për shpëtimin e 30 infermiereve dhe mjekëve amerikanë!
"Kete ngjarje e kam degjuar te tregohet mjaft heret ne vitet 60-te nga disa ish luftetare antifashiste, partizane te zones se Myzeqese qe kishin ndihmuar direkt per mbrojtjen e ekuipazhit ku benin pjese infermiere dhe nje grup sanitar amerikan si dhe personeli drejtimit dhe sigurimit te avionit. Ata tregonin se avioni ishte ulur i imponuar per shkaqe atmosferike prane liqeneve te Belshit ne rajonin e Dumres mbi Lushnje. Ky ekuipazh drejtimin e kishin mare per sherbime humanitare ne bazat e aleatve qe vepronin ne Italin e jugut, te nisur nga aroporti qe kishin ne Siqeli me detyre te shkonin ne rajonin e Barit ne Itali. Partizanet e Grupit te Myzeqese i cili ne ate kohe ishte formacioni me i madh i Shtabit te Pergjithshem te ushtris nacional clirimtare me rreth 1000 forca partizane. Ata u gjenden ne ate kohe teritorin e pyllzuar perreth fshatit Seferaj, dhe ndoqen me vemendje levizjen e avionit i cili u ul i imponuar pran baltrave te gjolit te Cesties. Ata i shkuan ne ndihme dhe shpejtuan ti largonin nga rreziku i mundshem sepse aroplane zbulues gjerman ishin vene ne dijeni te uljes se detyruar te aroplanit te aleateve.
Per kete ngjarje ka shkruar ne librin e tij kujtime Ditar Lufte ish-komandanti i batalionit partizan Koli Bozo si dhe veterani i njohur Llaqi Jano ne shkrimet Myzeqeja dhe mistere Shqiptare. Ne keto shkrime tregohen edhe disa ngjarje per disa pilote aleata qe kane rene ne zonen e Myzeqese gjate fluturimeve qe ndermernin forcat aleate per te bombarduar qendrat ushtarake naziste ne teritorin e Ballkanit te nisur nga Bari, Kajro e vende te tjera. Auron Tare nder te paret gazetare te rinj beri nje kronike ne fillimet e demokracise ne lidhje me kete ngjarje por i pa qarte se per ke zone behej fjale dhe kush ishin ata qe ndihmuan ne te vertete kete ekuipazh aleatesh.
Disa nga keto infermiere amerikane qe erdhen ne vitet 90-te kerkuan te takoheshin me shpetimtaret e tyre por nuk e dinin me ekzaktesi se ku gjendej vendi ku ato zbriten. Myqerem Fuga si nenkryetar i Komitetit Kombetar te veteranve te luftes antifashiste i takoi ato dhe ju rekomandoj Beratin se atje i kish pare ato per here te pare kur populli i priti me mjaft dashuri si misjonare clirimtare. Por ai nuk e dinte arsyen dhe misionin e tyre se si e qysh dhe nga kishin ardhur ne Berat dhe si shpetuan keto femra vullnetare te forcave aleate. Shoket drejtues te reparteve partizane te rajonit te Myzeqese-Darsis-Dumres si Koli Bozo, Xhorxh Robo dhe Irakli Bozo ishin dhe antar te komitetit kombetar te veteranve per shume vite dhe jetonin ne Tirane, ata kishin njohje konkrete por nuk u pyeten per kete ngjarje kurse shoke te tjere si Hasan Gina, Naim Kuci, Miti Bozo, Rrahman Ruci e te tjere po keshtu kishin vite qe ishin larguar nga jeta kurse te tjeret ish partizan qe jetonin nuk u pyeten qe te jepnin kujtimet e tyre. Gazetaret e rinj qe dualen shkruajten sipas imagjinates duke u mbeshtetur ne interesat e tyre politike te partive qe favorizonin dhe na suallen deformim te ngjarjeve historike. Po keshtu ketyre manipulimeve nuk i kane shpetuar as disa gazetarve dhe historianve amerikane qe jane marre me kete ngjarje.
Im ate, Llaqi Jano ish-partizan i hershem dhe kuader ne forcat partizane te Myzeqese, per shume vite drejtoj komitetin e organizates se veteranve te luftes antifashiste te rrethit te Lushnjes tregonte per kete ngjarje gati te harruar nga mistere te shumta qe e mbulonin. Ne ato dite te para te nentorit 1943 ndodheshim ne rajonin e Dumres te gjithe forcat partizane te formacioneve qe u organizuam ne 19 shtator 1943 ne fshatin Ngurzes dhe formuam njesin ushtarake qe u quajt Grupi partizan i Myzeqese. Ky ishte i pari formacion i madh partizanesh ne vendin tone me mbi 1000 partizan dhe shpesh njihet dhe me emerin Grupi i pare i Qarkut te Beratit, ne perberje te tij ishin tre batalone partizanesh me nje efektiv mbi 800 vete dhe nje batalion te katert ne rezerve te shtabit te ketij Grupi partizan qe perbehej nga 120 partizane.
Keto forca partizane kishim rene ne perleshje me forcat gjermane dhe ato balliste ne rajone te ndryshme te Myzeqes, Darsis dhe Dumres. Kishim mare urdher qe te marshonim ne drejtim te Dumres ku kryen luftime se bashku me forcat partizane te Brigades se pare Sulmuse kunder forcave balliste te Hamit Matjanit dhe Isa Manastirit qe ishin dislokuar ne qytetin dhe rrethinat veriore te kodrave te qytetit te Lushnjes. Mbas luftimeve te ashpra me date 24 tetor 1943 me keto forca balliste qe mbeshteshin nga gjemanet, i shpatalluam te gjitha ku disa u vrane dhe shume u dorzuan tek partizanet, vetem kreret na shpetuan dhe u strehuan tek repartet gjermane qe ndodheshin ne Lushnje.
Forcave balliste te kapura ne luften e Golemit dhe Shegasit ishin mbi 170, ne fillim ju bem thirrje te bashkoheshin me ne shume na u bashkuan dhe te tjerve qe kishin bere krime dhe njiheshin si bandite te liq ju be gjyqi partizan ne daten 25 tetor dhe u denuan me vdekje. Per luften e Golem Shegasit dhe gjyqin partizan kame bere nje shkrim me te detajuar si pjesmares ne mjaft luftime ne keto rajone por edhe si antar i gjyqit si perfaqsues i zones se Myzeqese.
Ne qytetin e Beratit kishte nje fare gjendje qetesie nga marveshje oportune e bere midis forcave partizane me urdher te Qarkorit te Beratit, Shtabit te Qarkut dhe atyre te Ballit kombetar si dhe komandes gjermane te cilet ishin te interesuar per kete qetesi dhe vinin nga Kucova ku ishin dislokuar forcat e shumta te tyre. Ne Berat gjermanet shkonin te lire e te garantuar per te bere furnizimet ne tregun e qytetit. Forcat e Brigades se pare Sulmuse partizane pas luftimeve ne rajonin Darsi-Dumre ne fund te tetorit 1943 shkuane ne qytetin e Beratit dhe mbasi kishin qendruar disa dite ne qytetin e Beratit muaren drejtimin per ne rajonet e jugut te vendit pasi me pare kishin larguar forcat e Ballit te Kadri Cakranit dhe Ali Kelcyres te cilat shkuan ne rajonin e Mallakastres dhe Myzeqese. Keto forca balliste te ndihmuar nga forcat gjermane te Fierit qe vepronin ne rajonin e Myzeqese u kthyen mbas disa dite luftimesh te ashpra qe bene me forcat e Grupit te pare partizan Myzeqeja qe kishin zbritur nga Dumreja ne rajonin e Ngurzes dhe te Sqepurit. Ne partizanet e forcave te Myzeqese per ti shpetuar dares se rrethimit gjermano-ballist i cili perdori forca te shumta te armatosura e te shoqeruara me autoblinda dhe artileri si dhe areoplane vezhgimi kunder forcave partizane, komanda partizane urdheroj qe te largoheshim duke bere manovra luftarake dhe u terhoqem ne rajonet kodrinore te Dumres ne lindje te Myzeqese.
Ky rajon kodrinor ishte baze jane kryesore per tu mbrojtur nga operacionet qe zhvillonte armiku. Mund te ishte mbase date nente nentor 1943 i gjithe rajoni kodrinor ishte i mbuluar me pyje lisa te medhenj, ku gjendeshin mbi 80 liqene te madhesive te ndryshme dhe nje mjergull karakteristike per kete rajon e cila kishte mbuluar qiellin. Degjojme lart ne qiell nje zhurme areoplani, u shperndam te gjithe neper pozicione ne gadishmeri per te hapur zjarr por nuk po e shikonim sepse nuk na lejonin pemet e larta te pyllit dhe mjergulla e dendur. Avioni erdhi rrotull disa here dhe ne menduam se ishte areoplane gjermane nga ata qe ishin dislokuar pran Kucoves dhe po benin vezhgime kontrolli ne rajonin e Dumres sepse ata e dinin qe kishte formacione te shumta partizane qe nga koha qe kishim bere luften e Golem Shegasit dhe se fundi ne rajonin Libofshe-Ngurez. Areoplani beri zbritje te detyruar, zhurma ishte nje aroplani Çarter amerikan dhe u ul me kujdes pran gjolit te liqenit te Cesties ku dhe ngeci ne balten e breg liqenit. Ne partizanet e ndiqnim me sy areoplanin dhe ishim ne gadishmeri te hapnim zjarr por kur njohem shenjat e areoplanit dhe yllin e stamposur kuptuam se ishte areoplan aleat dhe menduam se po vinin ne ndihme forcat sovjetike. Areoplani kishte fikur motorret dhe nuk levizte me, por ne qiell ne degjonim zhurmen e dy areoplanve gjuajtes gjerman qe nuk i lejonte mjergulla te gjenin objektivin e tyre, ata ishin nisur nga Kucova dhe sic kuptuam ata kishin dijeni per fluturimin e nje areplani aleat ne kete rajon. Nxituam shpejt drejt areoplanit te ulur ne baltrat e liqenit duke brohoritur nga gezimi qe po vijne aleatet tane dhe brohorismin erdhen ruset, ruset, ushtria e kuqe.
Ne ishim nje grup partizanesh shoke dhe kuadro te batalioneve si Kol Bozo, Skender Libohova, Llaqi Jano, Irakli Bozo, Hasan Gina, Naim Kuci, Miti Bozo, Caush Bodo, Nikoll Kule e mjaft te tjere, kur u hap dera shohim te dalin nje grup vajzash te veshur me uniforme si dhe ekuipazhi i piloteve qe na thane me sa kuptuam jemi amerikane. Hasani Gina meqense dinte anglisht u caktua te fliste me kete ekuipazh per te njohur situaten. Ai na shpjegoj se keta jane te sherbimit shendetesor te aleateve tane dhe vijme nga bazat e Mesdheut per ne Bari te Italise por kane humben drejtimin nga nje furtune e madhe qe i zuri dhe duke fluturuar per disa ore po ju mbaronte benzina dhe gjetem kete vend per zbritje qe edhe te fornizoheshin. Ky ekuipazh perbehej prej nje grup vajzash infermjere, si dhe te nje grup tjeter sanitaresh dhe sherbimi te drejtimit te fluturimit dhe ruajtes se areoplanit te cilet zbriten te pa demtuar, vetem nje oficer zbriti i demtuar pak ne krah nga nje goditje sic shpjegoi ai gjate zbritjes se avionit. Ata nuk e kuptonin ku kishin rene dhe kerkonin karburant e te niseshin pa humbur kohe ne misjonin e tyre.
Komanda jone dhe shtabi i Grupit te pare partizan te Qarkut te Beratit ku ishin Rrahman Ruci komandant dhe Spiro Bakalli komisar i Grupit partizan duke patur parasysh situaten e veshtire vendosen qe menjehere te evakuojne kete ekuipazh sepse mundesis e ardhjes se forcave gjermane ishte e madhe. Areoplan gjuajtes gjermane degjoheshin qe kaluan mbi rajonin tone por nuk i lejonte mjergulla te shikonin poshte asgje. Ne vendosem qe te mos i jepnin kohe qe te zgjatej kontrolli i kerkimit gjerman dhe morem masa per djegien e areoplanit qe te mos dyshonin gjemanet se kishte shpetuar njeri, prandaj muarem çmund te na duheshin, nga bagazhet. Nje shok partizan i quajtur Ban Capo nga Kolonja mundi te merte nje busull avioni qe mendoj se ishte ore qe mund te na hynte ne pune ne terenin tone te luftimeve. Kurse Caushi Bodo komandant i sherbimit te shtabit mblodhi disa pjese rripash dhe litar si dhe disa pjese parashutash qe mund te na hynin ne pune ne ato kohra. Themi Robo nje partizan me pervoj dalloj ne fundin e avionit disa vrima predhash artilerie kundrajrore sic duket nga goditjet e artileris ne bregdetin e Semanit apo te kodrave te Ardenices qe e kishin pare avjonin ne fluturim. Me kete shpjegohet njoftimi dhe ngritja e dy aroplanve gjuajtes gjerman nga fusha e Kucoves te cilet u vune ne ndjekje te ketij avioni te huaj per ta. Avionit ne i vume zjarrin dhe u larguam, njerez te tjere nga populli nuk kishte qe te rrezikoheshin. Amerikanet kishin me vete edhe nje aparat nderlidhes dhe u munduan te lidheshin me qendren e tyre ne Mesdhe.
Komanda partizane vendosi qe ekuipazhi i avionit te nisej per ne Beratin e lire qe ate dite. Mbas tyre u nisen me urdher nga Qarkori i Beratit per te shkuar edhe forcat partizane te Grupit tone. U caktua nje njesit partizan me ne krye Hasan Ginen qe dinte te komunikonte me ta ne gjuhen angleze. Ate nate ata qendruan ne nje shtepi qe ishte me e pershtatshme ne ate rajon por ne mengjes ju ndodhi nje incident per turp te nje akti te shemtuar si vjedhja e disa kepuceve te vajzave amerikane. Hasani dhe njesiti muaren masa per te rregulluar situaten dhe vazhdoj rrugen i shoqeroj dhe siguroj ata derisa i çoj pas disa oresh ne shtabin partizan te qarkut te Beratit. Atje do ti shoqeronte per disa kohe Mehmet Gina i njohur si antifashist dhe kishte njohje te gjere miqsore e shoqerore ne Berat-Kucove.
Ato dite luftimesh ne familjen tone kishim dasme, martohej velli im i madh Marc Jano, une nuk mund te veja per shume arsye por shkoj vellai i vogel Mihali i cili me tregoj ngjarjen kur u takuam ne Berat ne daten 13 nentor 1943 mbi veprimet e ballistave qe u munduan te prishnin dasmen si familje e shtepi baze e njohur partizanesh. Ishte terror i madh nga forcat balliste ne rajonin e Libofshes dhe u largua duke sjelle edhe disa te rinj te tjere per tu bashkuar me forcat tona partizane qe muaren urdherin e levizjes per ne Berat. Bashke me mjaft te rinj antifashiste te Myzeqes, djem dhe vajza qe kishin deshire te luftonin kunder armiqve vijne ne Berat ku ishte nje gjendje festive… mbaj mend se im vella Mihali me grupin e te rinjve qe erdhen dualen neper rruget e Beratit duke manifestuar dhe sic me tregonte shoqja ime e luftes partizane Merjeme Kurti (Carcani) nga Ngurza ajo ishte caktuar nga komanda partizane se bashku me Mihalin te mbanin flamurin partizan dhe te prinin manifestimin popullor ne rruget e Beratit.
Kol Bozo komandant i batalionit te dyte te Grupit partizan Myzeqeja tregonte disa kujtime lufte ne vitet 60-te qe ne te rinjte i ndiqnim me interes njohes te historis se luftes antifashiste…nje nga tregimet qe kishte lidhje me ngjarjet uljes se avionit me infermjeret amerikane ishte tregimi per janarin e vitit 1944. Kur po kalonim neper krahinen e Suloves per tu hedhur ne rajonin e Oparit te Korces, ishte kulmi i dimrit na shperndau keshilli i fshatit neper shtepit e fshatit qe i mbanin si baza. Une me disa shok te shtabit tregonte Koli na cuan ne nje familje pa na treguar se ajo kishte patur dy djem qe militonin ne radhet e forcave te Ballit kombetar, te cilat mbasi ishin thyer nga forcat tona partizane kishin ikur dhe bashkuar me forcat gjermane ne Berat. Ne kete shtepi ku qendruam ishte edhe shoku yne, korieri i shtabit Ban Capo i cili merej me sigurimin e shtabit dhe kontrolloj ambjentet per arme apo municione ku ne nje kasolle gjeti te fshehura disa shishe raki.
Erdhi dhe me tregoj se cfare kishte gjetur, mbasi muarem veten pran zjarrit thash te pime ndonje gllenke raki apo te mbushnin paguret e ti kishim per ilac gjate rrugtimit tone ne ate te ftohte te madh. E thirra Banin i cili erdhi menjehere me nje traste leshi hedhur kraqafe ne te cilen mbante ndonje rezerve per dite te veshtira. I tregova shokeve per nje loje prove per te pare ndershmerin e ketij fshatari.
Thirra fshatarin mbasi kishte dale ne oborr te sillte dru per zjarrin… degjome mire… ne nuk e pime rakine se jemi partizane e ne kohe lufte, por meqense do udhetojme neper te ftohte na sill ndonje shishe raki ta hedhim ne paguret tona qe i kemi me pak pekmes per rruge… fshatari reagoi mendushem mbase pa djallzi dhe tha se ne nuk mbajme raki sepse nuk e pijme, jemi mysliman te terikatit qe nuk pijne alkol… po qe keshtu jeni ne rregull i thashe por kujdes mos te na genjesh… thirra Banin i kerkova aparatin busell dhe i thash plakut se ky eshte aparat qe njeh dhe tregon shpirtrat e njerzve dhe nxjer genjeshtren ne shesh…. Mbasi e vendosa fshatarin me marifet ne drejtim te veriut, mora busellen dhe e tunda duke e rrotulluar sa majtas djathtas dhe i thash fshatarit se po te qendroj shigjeta drejt teje kjo tregon se ti na ke genjyer…. Ai po shikonte e dredhej nga frika me levizjen e akrepit i cili qendroj ne drejtimin e tij sepse drejt veriut shkon ajo dhe une jo pa qellim e vura fshatarin ne ate drejtim… i thash fshatarit e kupton se na ke genjyer… dhe urdherova Banin te shkonte disa metra larg ne oborr ku ndodhen sipas aparatit disa shishe me raki te fshehura… shko e na sill nja dy shishe…dhe i thash fshatarit se nuk kemi nevoj te na tregosh vendin sepse aparati yne nuk genjen kurre... fshatari i hutuar u mundua te justifikohej se ndoshta i kan fshehur djemte por prap qendronte tek e tij se nuk mbante kurre raki ne shtepi… mbas pak hyn Bani ne shtepi me dy shishe raki dhe me thirri se sipas aparatit tend qe njeh shpirtrat e njeriut, shoku komandant une gjeta disa shishe raki te fshehura…. Keshtu beme shaka me ballistin qe u fut ne siklet, mbase vertet nuk dinte gje mund te ishte edhe marifet e djemve te tij ballista.. por kjo busell e shkulur nga avioni amerikan i ulur ne baltrat e liqenit do te na sherbente ne udhetimet tona ne rajone te ndryshme malore gjate luftes ne rajonet e Oparit, Korces, Skraparit dhe Tomorrices.
E nderuara zonja Rudina. Ky film dekumentar eshte inisjative e mire dhe nje punim me vjera njohese historike per disa te vertetave te pa zbardhura te luftes antifashiste te popullit tone.. Sigurisht ka mangesi njohje dekumentare dhe disa pasaktesi qe duhen eliminuar si imagjinate apo ekzagjirim i ndonje ngjarje qe lidhen me amerikanet.
Me duket i ekzagjiruar ndertimi i fabules mbi nje ‘’ditar’’ qe ka lene i nderuari, komunisti dhe kuadri i njohur partizan Hasan Dervish Gina. Ai kishte mjaft kujtime shokesh e ngjarjesh luftarake por ashtu si mjaft te tjere ne ato kohra per rrethana te ndryshme politike e shoqerore nuk i hodhen kujtimet e tyre ne leter. Ai vdiq para viteve 90-te ne qytetin e Lushnjes dhe u varros me nderim e respekt nga gjithe populli i Lushnjes.
Edhe nderhyrja ne kete dekumentar e prof Artan Fuges me duket nje artific jo shume e justifikuar per kete trajtes. Ai nuk eshte korrekt ne kohe per lidhjen qe ben me nenen e tij Shpresa Fuga e cila vertet eshte nje nder partizanet e para te Myzeqes por me amerikanet nuk ka asnje lidhje. Ajo ishte partizane e batalionit Margarita Tutulani e me vone ishte pran Qarkorit te partis te Beratit. Kur erdhen mbas viteve 90-te disa nga ato infermjere amerikane dhe gazetare te interesuar per ngjarjen e avionit dhe vajzave amerikane paten disa takime ne Ministrin e mbrojtjes dhe Komitetin kombetar te veteranve te luftes antifashiste
Myqerem Fuga babai i Artan Fuges ishte nkryetar i Komitetit Kombetar te veteranve te luftes antifashiste te popullit shqiptar i cili i priti bashke me shok te tjere, degjuan tregimet e tyre per ato kohra luftrash dhe nuk dinte me shume vetem se i kujtohej se i kishte pare ato ne ditet e nentorit 1943 kur ato erdhen ne qytetin e Beratit. Myqerem Fuga ne ate kohe lufte ishte antar i Qarkorit komunist te Beratit dhe nuk kishte tjeter çfare te tregonte per vajzat amerikane por ja delegoj njohjen ish partizanit veteran Skender Malindit, kuader i reparteve partizane te zones se Shpiragut i cili edhe ai nuk dinte me teper per rrethanat e ardhjes se amerikaneve ne Berat dhe aventurat qe ato kaluan. Keto na tregoj vet Myqeremi kur ishim ne takim Llaqi Jano kryetar i veteranve te luftes per rrethin e Lushnjes dhe antar i komitetit kombtar te veteranve te popullit shqiptar.me te disa dite pasi kishin ikur vajzat tashme veterane dhe gazetaret amerikane. Po te kishte njohje apo kujtim ne lidhje mes gruas se tij Shpersa Fuga me vajzat misjonare amerikane ai pa tjeter duhej ta tregonte dhe do te bente lidhje me ngjarjen. Por na tha se une e nuk dija asgje me shume se nga erdhen ato ne Berat dhe si kaluan aventuren e tyre.
Hasan Gina ish kuader i batalionit te katert te Grupit partizan me nje skuader partizanesh i shoqeroj ato per ne Berat mbasi ate dite te uljes se avioninit ato u larguan nga vend ngjarja per ti shpetuar zbulimit te gjermanve qe derguan avjon te cilet goditen mbi avjonin amerikan qe po digjej, nuk perjashtohej mundesia e ardhjes se forcave zbuluse gjermane qe gjendeshin ne fshatin Otllak pran Beratit. Grupi i amerikanve meqense zbriti rreth ores 12. 30 sic ishin te lodhur dhe pa ngrene dreken e hengren bashke me partizanet dhe me pas te shoqeruar me truprojen ndaluan me ne jug ne nje shtepi te fshatit Merhoj dhe darken e thjeshte e hengren ne nje familje qe kishte disa mundesira me te mira per strehim. Shtesat e tjera jane te teperta, jane sajesa qe nuk qendrojne, nuk kishte shtepi te mbante me ushqim mbi 30 veta, shtoj dhe 10 shoqerues partizane aq me teper ishte e veshtire te gatuhej ne ato shtepi qe skishin as ene e pjata apo luge e pirunj. Ne kete familje ndodhi edhe nje ngjarje e shemtuar nga njerez te shtepis apo per rreth te cilet gjate nates muaren disa nga kepucet e vajzave amerikane dhe ne mengjes u be nje shqetesim i madh... mezi munden te gjejne perreth fshatit disa kepuce dhe opinga per te rregulluar udhetimin e grupit te vajzave tregonin partizanet shoqerus.
Eshte ne te mire te njohjes historike qe ngjarja me avionin dhe ekuipazhin amerikan te jepet sa me reale ne dekumentar. Intervistat e thjeshta qe keni mare se fundi pas cfaqes se dekumentarit, me familjet Karaj ne Berat dhe te familjes Kondi ne Bargullas per te zbardhur ndonje enigme e pasurojne dhe i japin nje fryme te metejshme ndjenjes se krenaris dhe dinjitetit te njerzve tane atdhetare dhe ngrene me lart ndergjegjen kombetare e cila per fat te keq eshte rrenuar shume nga qellimet e qarqve te njohura politike te kohes qe jetojme.
Mendoj se nuk duhet te ngrihet ne njeanshmeri te theksuar dashuria e respekti popullor ndaj vajzave amerikane por duhet te dal me i theksuar kontributi i tyre ne saj te punes se kujdeshme te frontit nacional clirimtar, komunisteve dhe i luftetarve antifashiste partizanve.
Per njohuri
--Nje amerikane e ardhur heret dhe martuar me nje fshatar nga Greshica , me emrin e shqiperuar Selime Berhami me sa me kujtohet te dy te njohur kur punonin ne ambasaden amerikane ne Turqi ne vitet 20 te shekullit te kaluar. Ajo ka jetuar dhe punuar shume vite ne Shqiperi si infermjere e cila ka dhene kontribut te njohur gjate luftes antifashiste ne Mallakaster eshte shpallur Qytetare Nderi e Ballshit. Ja vlen ta trajtosh kete rast interesant..
-- Ne kujtimet e tim eti gjejme tregime per disa ngjarje te viteve te luftes antifashiste qe kane te bejne me pilot angles dhe amerikan qe u jane rrezuar avionet ne rajonin e Myzeqese. Meqense shtepia jone ne Libofshe ishte baze e luftes si dhe spital partizane priti, mjekoj dhe ndihmoj disa prej tyre për t'i kthyer ne bazat e Mesdheut.", tregon zoti Jano./K.C/dritare.net

















