
Ja kush e çarmatosi Shqipërinë pas 1990-ës! Flet ish-partizani 95-vjeçar!
Dritare.net
Naxhi Zhupa, ish-partizan 95-vjeçar i Brigadës së VIII S dhe veteran i LANÇ-it i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv tregoi çfarë armatimesh kishte Shqipëria në vitet 1980-1990. Shumë prej këtyre armatimeve, thotë zoti Zhupa po përdoren sot në luftën në Ukrainë. Por ato armatime u zhdukën, shprehet ish-partizani, ikën 66 miliardë dollarë pajisje luftarake që kishte Shqipëria. Zoti Zhupa flet edhe për Gërdecin, ku u bë demontimi armatimeve. Ja çfarë thotë ai!
“Çarmatosja e Shqipërisë!
Për të çarmatosur Shqipërinë u kombinuan të jashtëm me të brendshmëm. Ata donin të zhduknin çdo gjë, që njerëzit të merrnin arratinë. Unë di inventarin e Ministrisë së Mbrojtjes, pasuria ushtarake në atë kohë ka qenë 66 miliardë dollarë. Ç’u bë kjo pasuri? Nuk dihet në u shitën, por sot në Shqipëri nuk ka gjë. Ishte pasuri e popullit ajo.
Gërdeci!
Unë kam qenë shef Brigade në gërdec. Dhe i njoh këta që u përlyen fund e krye me atë tragjedi. Berisha e njihte mirë Gërdecin se ka punuar mjek atje, më ka vizituar mua. Këta kanë bërë të pabërën. Këta që janë në politikë, këta që rrahin gjoksin, këta e bënë Gërdecin, ia bënë të keqen Shqipërinë. Ata i shitën të gjitha armatimet, ne kishim armatime për të luftuar 3 vjet. Nuk ishte e nevojshme të ndodhtë Gërdeci ashtu. Të lidheshin marrëveshjet mes shteteve, për të dhënë municione. Ne kemi prodhuar miliarda fishekë në Poliçan. Kishte shumë mundësi që të mos ndodhte Gërdeci, as demontimi sepse ne kishim specialiste armatimi që mund të bënin çfarëdo. Le t’i mblidhte qeveria atë kohë dhe e bënin ata këtë punë. Po ata i morën fishekët dhe i çuan në Afganistan, që mos ndiheshin matrapazët dhe delenxhinjtë që bënë atë që bënë.”, tregon ish-partizani 95-vjeçar./K.C/dritare.net

















