Na ndiqni edhe në

Shqip

Arben Çuko: Pse Serbia dhe Greqia kishin frikë ta sulmonin Shqipëria para 1990-ës!

Arben Çuko: Pse Serbia dhe Greqia kishin frikë ta sulmonin

Eksperti i Sigurisë Arben Çuko i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hla në DritareTv foli për armatimet që ka pasur Shqipëria në kohën e komunizmit. Po ashtu, sipas Çukos, Shqipëria në atë kohë ka pasur një doktrinë, mbrojtje në vijën e parë të kufirit, doktrinën e frenimit që kishte qëllim ruajtjen e paqes. Çdo kundërshtar, thotë Çuko, i bënte shumë mirë llogaritë para se të bënte ndonjë plan kundër shtetit tonë.

“Shteti ynë në qenësinë e vet ka pasur doktrinë mbrojtëse. Doktrina jonë zyrtare ka qenë mbrojtje porcionale aktive, që do të thotë mbrojtje që në vijën parë të kufirit. Derivati ka qenë doktrina e frenimit, sepse në fund të fundit qëllimi numër një i ushtrisë është paqja. Ushtria jonë e asaj kohe, e realizoi misionin e saj, ruajti paqen. Çdo kundërshtar i bënte shumë mirë llogaritë para se të bënte ndonjë plan kundër shtetit tonë. Serbët, grekët, edhe italianët, që kanë qenë armiq me ne, nuk futeshin dot në territorin shqiptar. Sepse doktrina e ushtrisë shqiptare ishte: “Po më sulmove do lësh kockat, më mirë rri aty ku je.” Ne po e shohim edhe tani në luftën e Ukrainës. Në fillimet e luftës Ukraina u tërhoq, i la territor Rusisë që të fitonte kohë dhe nuk mundi kurrë ta marrë. Nuk bëri mbrojtje sepse po u tërhoqe nuk mund ta marrësh më atë pjesë territori ku je tërhequr. E sidomos në një vend si Shqipëria, që drejtimet strategjike të depërtimit në vendin tonë janë lugina.”, thotë Çuko në DritareTV./K.C/dritare.net