Na ndiqni edhe në

Shqip

Ambasadori Roland Bimo: Trump nuk ka fuqi ta ndalojë luftën në Ukrainë!

Ambasadori Roland Bimo: Trump nuk ka fuqi ta ndalojë luftën në

Ambasadori Roland Bimo i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për deklaratat e Donald Trump për politikat që do të ndjekë me hyrjen në Shtëpinë e Bardhë. Mes premtimeve të Donald Trump ishte edhe ai për dhënien fund të luftës në Ukrainë. Zoti Bimo thotë se Trump nuk ka fuqi për ta ndaluar luftën në Ukrainë.

“Donald Trump pa hyrë në zyrë thotë do të zgjidhë problemin e luftës në Ukrainë. Ndërkohë ndonëse nuk iu lejohet me ligj zyrtarëve të propozuar për poste të larta, ata ende pa hyrë në detyrë, bëjnë deklarata për luftën në Ukrainë në kundërshtim me politikën e deklaruar të presidentit. Duket një lloj kakofonie ende pa marrë Presidencën.

Amerika nuk ka as mjaftueshëm armatime në magazinë sa të furnizojnë me predha artilerie Ukrainën. Ata kanë lejuar që Ukraina të përdorë raketa me rreze të mesme veprimi për të goditur objektiva brenda Rusisë që përbën një përshkallëzim të rrezikshëm të luftës. Nga sa kuptohet përdorimi i raketave me rreze të mesme veprimi në territorin rus nuk ka për të arritur asnjëherë pragun që thotë Putini se do sjellin aq dëme në Rusi sa do prodhojnë një eskalim bërthamor. Rusia për sa kohë ka në arsenalin e saj armë si Oreshnik nuk do i drejtohet armëve bërthamore. Rreziku më i madh vjen nga Perëndimi. Në momentin e humbjes së luftës në Ukrainë, mund të kalojë Perëndimi (Amerikanët) në eskalim bërthamor. Unë mendoj që Trump nuk ka ndonjë fuqi që të ndikojë në fatin e luftës në Ukrainë. Rusët tani janë shumë mosbesues ndaj çdolloj marrëveshjeje që mund të arrihet me perëndimin dhe do kërkojnë instrumente verifikimi të jashtëzakonshme për çdo hap e pikë marrëveshjeje që do të bihet dakord.”, tha zoti Bimo në DritareTV./K.C/dritare.net