
A e drejtoi Enver Hoxha, Luftën Nacionalçlirimtare? Flet koloneli Sali Onuzi
Dritare.net
80-vjetori i Çlirimit të Atdheut nga pushtuesit është një moment historik i rëndësishëm. Ndaj në ekranin e DritareTv u fol për luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Kolonel, Sali Onuzi i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga foli për rolin e Enver Hoxhës në këtë luftën kundër nazifashistëve.
“Enver Hoxha ishte komandant i përgjithshëm i ushtrisë Nacional-Çlirimtare dhe drejtues i Partisë Komuniste Shqiptare. Gjithashtu ai u ngarkua me detyra të rëndësishme në komunitetin qendror. Ai ishte komisar i shtabit të përgjithshëm, edhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste.
Partia Komuniste nuk ishte një parti që kishte në planin e saj krijimin e një qeverie klasore, programi i saj ishte një plan antifashist që përfshinte çlirimin e Shqipërisë dhe vendosjen e demokracisë.
Nuk ka kuptim që të flasësh për luftën nacionalçlirimtare dhe të mos flasësh për Enver Hoxhën. Ai është një figurë e rëndësishme e asaj periudhe. Ka njerëz që e kritikojnë dhe shkojnë deri në disa ekstreme; Po ai Komandant i Përgjithshëm dhe nuk ka shkrepur një pushkë.
Duhet kuptuar se nuk i kërkohet një komandanti që të hapë zjarr e as të drejtojë beteja, e as të vrasë 10 apo 100 kundërshtarë. Komandantët drejtojnë në bunkerët e tyre 16 kate poshtë, ashtu iç drejtonte Stalini, Churchill apo Roosevelti.”-tha Kolonel, Sali Onuzi /E.P/dritare.net

















