Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shihni maskat me avokado, që do t'ju bëjnë të rrëzëlleni nga bukuria!

Shihni maskat me avokado, që do t'ju bëjnë të
Avokado është një frut mrekullibërës, jo vetëm për shëndetin, por edhe për bukurinë.

Dritare.net ka sjellë për ju disa gjëra që mund t’i bëni me avokadon, për të qenë sa më të bukur dhe të rrëzëlleni.

Mos i humbisni!

  • Nëse flokët tuaj janë jovoluminozë, të djegur, të shpupuritur dhe të dëmtuar, dritare.net ju këshillon të bëni një maskë me avokado. Merrni një avokado, hiqini gurin dhe lëkurën edhe shtypeni. Vendoseni në kokë dhe masazhojeni. Avokado do t’ju pastrojë flokët, do t’ju japë më shumë shkëlqim dhe do t’i forcojë.

Image result for avokado floke

  • Jeni të shqetësuar për rrudhat? Tashmë nuk keni pse! Përdorni avokadon dhe do të shpëtoni. Përzieni avokadon e shtypur me vajin ose qumështin e kokosit dhe vendoseni në zonën ku keni rrudha. E lini për 30 minuta dhe pastaj e lani.

Image result for maske me avokado

  • Keni lëkurë të ashpër? Epo dritare.net ju këshillon të përdorni gurin e avokados për ta ndrequr lëkurën tuaj. Ndajeni në copa, më pas miksojeni që të krijohet një formë pluhuri. Shtoni një krem hidratues dhe e përzini përbërjen. Pas kësaj vendoseni në fytyrë dhe do të mahniteni me rezultatin.

Image result for maske me avokado

  • Si ta mbroni fytyrën nga dielli? Sigurisht me avokado! Merrni vajin e avokados dhe lyeni fytyrën tuaj. E hapni mirë që mos t’ju duket shumë. Më pas fytyra juaj do të duket e hidratuar dhe e mbrojtur nga rrezet e forta të diellit.

Image result for maske me avokado

  • Keni një fytyrë të djegur nga dielli? Përzini bashkë xhelin e aloe verës me avokadon. Më pas aplikoni maskën në fytyrë dhe do të mahniteni me rezultatin.

Image result for maske me avokado dhe aloe vera

  • Si mund ta shëroni lëkurën tuaj të thatë? Sigurisht, dritare.net ju këshillon të përdorni, pak avokado të shtypur, pak vaj ulliri ekstra të virgjër edhe sheqer. Përziejini bashkë edhe lyeni trupin. Do të mahniteni me lëkurën tuaj të pastër, dhe të butë.

Image result for maske me avokado dhe aloe vera

  • Po thonjve të verdhë si t’ia bëni? Epo dritare.net e ka një zgjidhje edhe për këtë. Futini thonjtë në vajin e avokados. Më pas pastrojini me pambuk, ose pastrues veshi dhe shihni rezultatin e mahnitshëm./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Image result for vaj avokado