Na ndiqni edhe në

Ditor

Shenjat më të favorizuara për muajt korrik- gusht, sipas astrologes Meri

Shenjat më të favorizuara për muajt korrik- gusht, sipas
Astrologia Meri foli në emisionin "Rudina" për parashikimin e yjeve për sezonin e verës, muajt korrik dhe gusht. Ajo tregoi se cilat janë shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi, karrierë, duke veçuar sidomos Ujorin dhe Akrepin.

“Ujorët do të shkëlqejnë në dashuri, në udhëtime, në punë, do të jenë të kënaqur nga paratë, jeta e tyre erotike dot ë shkëlqejë.”

“Akrepët janë në vend të parë, korriku i thërret, është muaji i udhëtimeve, kontakteve me jashtë, muaji i dashurive, Afërdita në gaforre i favorizon jashtë mase. Kurse gushti është muaji i shkëlqimit në karrierë, në pozicione të rëndësishme, në celebrime të rëndësishme dhe mund të themi shkëlqimi dhe fama do të kenë emrin Akrep.”

Ndërsa shenjat më pak të favorizuara sipas saj janë Bricjapi dhe Demi. Renditja e plotë e shenjave më të favorizuara në muajt Korrik dhe Gusht sipas astrologes Meri:

1. Akrepi

2. Ujori

3. Luani

4. Shigjetari

5. Peshorja

6. Binjakët

7. Dashi

8. Gaforrja

9. Peshqit

10. Virgjeresha

11. Bricjapi

12. Demi /tvklan.al