

Shenja e horoskopit tregon shume për seksualitetin tuaj. Zbuloni sjelljen në planin intim sipas shenjës që keni.
Dashi
"Drejt e drejt". Kjo është shprehja që e përkufizon më së miri jetën tuaj sentimentale dhe atë intime. Ata nuk kanë kohë për të humbur dhe ndonjëherë partnerët i kritikojnë për ecjen me më shumë shpejtësi sesa duhet.
Demi
Demat janë gjithmonë në kërkim të marrëdhënieve afatgjata dhe rrallë herë tundohen nga aventurat pa të ardhme. Me ta duhet të prisni momente intensive sepse japin gjithmonë shumë nga vetja.
Binjakët
Binjakët janë ndër më joshësit e zodiakut. Ata ndihen mirë në shtrat pranë partnerit dhe nuk hezitojnë as të flasin hapur për ta bërë marrëdhënien edhe më të këndshme. Një tjetër veçanti e tyre është se tregohen të hapur edhe për eksperienca të reja.
Gaforrja
Gaforret kane nevojë për dashuri për të bërë dashuri. Këta persona e kanë të vështirë të çlirohen, por kur e bëjnë askush nuk i ndalon dot.
Luani
Peronat e shenjës së luanit adhurojnë të kenë sa më shumë eksperienca. Atyre ju pëlqen të luajnë rolin e joshjes dhe dinë ta zgjasin kënaqësinë dhe ta bëjnë partnerin të lumtur.
Virgjëresha
Për të arritur kënaqësinë, virgjëreshat kanë nevojë për besim. Ndershmëria është thelbësore në sytë e tyre.
Peshorja
Personat e shenjës së peshores janë dashnorë të mrekullueshëm dhe partnerët vështirë se mund t'i harrojnë ndonjëherë. Që në takimin e parë ata janë të zotët ta ndezin zemrën e tjetrit dhe i japin rëndësi edhe jetës intime.
Akrepi
Akrepat kanë nevojë për gjëra pikante në marrëdhënien e tyre dhe kjo ndonjëherë mundet edhe të nxitë me atë që kane në krah. Në fakt çdo gjë bëhet më qëllimin e vetëm që jeta intime të jetë sa më e mirë. Ka raste që ata tentojnë edhe të luajnë me zjarrin.
Shigjetari
Shigjetarët janë persona të ngrohtë e të butë dhe duan të ndihen gjithmonë të dashuruar. Në jetën intime ata janë spontanë dhe veprojnë pasi i kanë organizuar gjërat mirë.
Bricjapi
Bricjapët duhet të ndihen të sigurt para se ta lëshojnë veten. Ata nuk janë shumë shprehës dhe japin përshtypjen sikur nuk i duan lojërat e dashurisë, por në fakt është tërësisht e kundërta. Ata që kanë pasur marrëdhënie me ta e dinë më mirë sesi janë.
Ujori
Në dukje të ftohtë dhe të largët ujorët janë shumë të mirë në shtrat dhe kanë mjaft imagjinatë. Ata nuk hezitojnë asnjëherë ta mahnitin atë që kanë në krah.
Peshqit
Duke qenë peshq është pak e vështirë të përkufizohet saktësisht personaliteti intim i këtyre personave. Në jetë ashtu si edhe në shtrat ata janë të hapur dhe të gatshëm të provojnë çdo gjë. /A.S-Dritare.net

















