Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Ja lloji i udhëtimit që ju përshtatet me shenjën tuaj astrologjike

Ja lloji i udhëtimit që ju përshtatet me shenjën tuaj

Të gjithë ndiejmë nevojën të udhëtojmë dhe të eksplorojmë botën, por jo të gjithë kemi të njëjtat dëshira dhe interesa. Zbuloni çfarë udhëtimi ju përshtatet sipas shenjës tuaj të horoskopit.

Dashi: Qytetet në lëvizje

Dashët janë dinamikë dhe kanë gjithë kohës nevojë për lëvizje. Për këtë arsye ato adhurojë të vizitojnë qytete të mëdha dhe me zhurmë si: Nju Jork, Bruksel, Tokio apo Moske. Kaosi dhe gjallëria ju përshtatet më së miri.

Demi: Të gjitha të përfshira

Demat janë të qetë dhe konservatorë kështu që përfitojnë nga kënaqësitë e vogla të jetës dhe çmojnë rehatinë materiale. Në përgjithësi atyre ju pëlqejnë udhëtimet e organizuara dhe që kanë gjithçka të përfshirë. Në këtë mënyrë ata nuk do e vrasin mendjen për asgjë.

Binjakët: Së bashku me banorët e zonave ku shkojne

Binjakët janë socialë dhe vlerësojnë takimet me njerëz të vendeve të tjera. Udhëtimi ideal për ta është në vende të veçanta dhe qëndrimi pranë banorëve të zonës. Ata kanë nevojë të mësojnë më shumë për mënyrën e tyre të jetës, për kulturën dhe gastroniminë.

Gaforrja: Udhëtime të organizuara

Gaforret kanë nevojë të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur. Kjo është edhe arsyeja që kur nisen në udhëtime ata kanë nevojë të planifikojnë gjithçka edhe me detajet më të vogla në mënyrë që të mos kenë të papritura.

Luani: Ishuj ku bëhen shumë party

Luanët janë të dashur dhe sociale. Këta hiperaktivë me zemër të madhe duan të jenë gjithnjë të rrethuar nga njerëz dhe të përfitojnë sa më shumë nga jeta. Udhëtimi i tyre i ëndrrave është në një ishull ku bëhen gjithmonë festa, party e festivale siç është për shembull Ibiza.

Virgjëresha: Udhëtime humanitare

Virgjëreshat kanë përherë nevojë të ndihen të dobishme prandaj ju përshtaten më shumë udhëtimet humanitare. Në të tilla udhëtime ato do ndihen mire dhe do kenë eksperienca përmbushëse.

Peshorja: Luks ose asgjë

Peshoret kërkojnë hapësira të mëdha, ekuilibër dhe estëtikë. Ato duan përherë të mbushin sytë me bukuri, arkitekturë apo art bashkëkohor. Mbi të gjitha për ta është rehatia të cilën nuk e ndërrojnë me asgjë.

Akrepi: Safari dhe zhytje në det

Akrepat janë pasionantë në gjithçka që bëjnë. Duke qenë se ata adhurojnë kafshët, udhëtimet ideale për ta janë safarit në Afrikë apo një ditë zhytjeje në fund të detit. Ata duan të jetojnë intensivisht dhe të krijojnë lidhje me faunën dhe florën e çdo vendi ku shkojnë.

Shigjetari: Shtëpi plazhi

Shigjetarët kërkojnë të përjetojnë çdo kënaqësi të jetës dhe duan të jenë sa më të lirë. Në një shtëpi plazhi ata mund të gjejnë paqen shpirtërore.

Bricjapi: Road-trip me miqtë

Bricjapët janë shumë të matur dhe i shmangin vendet e shumëpopulluara. Udhëtimet më të mira për ta janë ato të cilat bëhen me familjen apo me miqtë më të ngushtë. Duke qene se i adhurojnë edhe traditat, një road-trip do ishte ideali.

Ujori: Një biletë në minutën e fundit

Ujorët janë origjinalë, kureshtarë dhe duan të bëjnë ndryshime. pavarësia dhe lehtësia për përshtatje i bëjnë ata të mos kenë frikë për asgjë. Duke qenë se duan gjëra sa më të veçanta ata ndryshojnë shpesh mendim dhe lënë çdo gjë për në minutën e fundit.

Peshqit: Kamping dhe hiking

Peshqit ndihen gjithmonë më mirë kur janë pranë natyrës. Një kamping në natyrë, gëzim, hare, hiking dhe ata mund të ndihen të përmbushur. /A.S-Dritare.net