Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Ja çfarë do të sjellë Hëna e plotë në shenjën tënde të horoskopit!

Ja çfarë do të sjellë Hëna e plotë në

Dashi

Kujdes me çfarë thua, i dashur Dash. Sado e rëndë të jetë situata, mos harro se në momentin që lëndo dikë, nuk ka më kthim pas. Merr në konsideratë ndjesitë e të tjerëve dhe përqendrohu te mënyrat se si të tjerët shprehen karshi teje.

Demi

Patjetër që mund ta llastosh veten dhe të dukesh një yll, por mos bëj kompromis me rehatinë dhe kujtohu se je seksi edhe me xhinse, edhe me fustanin më të bukur në botë. Gjithsesi, kthehemi te llastimet: Kujdes me shpenzimet dhe blerjet impulsive.

Binjakët

Kjo Hënë e plotë është fiks momenti për të vijuar me punën që ke nisur. Nëse ndihesh i/e lodhur, kujtohu se në këtë çast përkushtimi dhe profesionalizmi kanë shumë rëndësi.

Gaforrja

Mendime, ëndrra dhe fantazi të zhytyra në nënvetëdije…Gjatë kësaj periudhe, të gjitha këto do të zgjohen dhe le të themi se mendja jote nuk do të gjejë qetësi. Hëna e plotë të shtyn të meditosh dhe të kuptosh se pesha që mban, nuk është tërësisht e jotja.

Luani

Kush e meriton energjinë, durimin dhe kohën tënde? Mendohu dhe ki parasysh se nuk duhet të ulësh ti standardet për njerëzit; ata duhet të përshtaten me standardet e tua.

Virgjëresha

Të heqësh dorë nga ëndrrat nuk është kurrë e lehtë, por ndonjëherë të çel dyer të papritura. Së pasi, do të mërzitesh, por pastaj do të gjesh shtigje të reja, që as nuk i kishe menduar më parë.

Peshorja

Në këtë moment të turbullt, mbaje mendjen dhe zemrën të pastër. Ngadalëso, merr kohën tënde dhe logjiko për hapat e mëtejshëm. Gjej mënyrën më të mirë për të shprehur veten.

Akrepi

Mos ndoshta po bie pre e nostalgjisë? E, akoma më keq, mos ndoshta po të pëlqen ndjesia therëse, por e ëmbël që të dhuron melankolia? Nëse po, nuk duam të të prishim terezinë, por mos i injoro pasojat.

Shigjetari

Ditëlindja jote po vjen, ndaj merr kohën e duhur për të qenë totalisht vetja jote autentike. Kjo do të thotë: Mjaft i zbukurove situatat për të marrë aprovimin e të tjerëve.

Bricjapi

Sigurisht, puna dhe axhenda e ngjeshur janë super, por imagjino sa bukur do të ishte të shpenzoje kohën me njerëzit që të mbushin shpirtin me dashuri dhe pasion. Mundohu të balancosh kohën, veçanërisht gjatë Hënës së plotë.

Ujori

Natyrisht, të jetosh në botën tënde është mëse e pranueshme, por tanimë të duhet të rikthehesh në realitet dhe të përqendrohesh në dëshirat dhe pasionet e tua.

Peshqit

Ka ardhur momenti të thyesh ciklin dhe të zbulosh mundësitë që të presin. Gjithçka të duhet është guximi./M.K - dritare.net