Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

5 arsye pse ja vlen të lidhesh me një Akrep

5 arsye pse ja vlen të lidhesh me një Akrep

Nëse ka shenjë misterioze ne zodiak është padiskutim Akrepi. Mjaft intrigues apersonat e kesaj shenje të tërheqin dhe të nxisin dëshirën për t'i njohur edhe më shumë. Edhe pse ndonjëherë kanë reputacion të keq, ka disa arsye pse ja vlen t'i kesh pranë.

1. Intuita dhe finesa e analizës

Meshkujt e shenjës së akrepit gjejnë çdo gjë edhe kur nuk ju tregon asgjë. Kjo në fakt shmang edhe keqkuptimet dhe debatet. Mjafton qe t'iu shohin në sy për të zbuluar çfarë mendoni dhe çfarë ndieni. Në këtë mënyrë nuk do jetë e nevojshme as të jepni shumë shpjegime.

2. Karizma

Akrepat janë shume karizmatikë, interesantë, joshës dhe të mahnitin përherë. Pranë tyre nuk do mërziteni asnjëherë.

3. Dëshira për çaste intime

Mjaft sensualë dhe delikatë meshkujt akrepa preferojnë të kaloni shumë momente intime me partneren dhe përkujdesen për të deri ne detaje. Në shtrat nuk do zhgenjeheni asnjëherë prej tyre.

4. Mënyra pasionante për të dashuruar

Akrepat dinë t'i ofrojnë partneres siguri, por nga ana tjetër ata e mbajnë atë në pëllëmbë të dorës duke e dashuruar me pasion dhe duke e përkëdhelur sa më shumë.

5. Reagimi i shpejtë

Akrepat janë të parët që mbledhin "armët" për të mbrojtur atë që duan dhe duke qene luftëtarë të zotët arrijnë gjithmonë atë që duan. Janë me të vërtete heronjtë më të mirë.

Meshkujt e shenjës së akrepit përshtaten më shumë me femrat e shenjës së:

· Demit

· Gaforres

· Virgjëreshës

· Bricjapit

· Peshqve /A.S-Dritare.net