
5 arsye pse duhet të dashuroni një mashkull Dash
Dritare.net

Mjaft autoritarë, dashët nuk janë të lehtë për t'u ndjekur dhe për t'u duruar, por ama nuk mund t'iu qëndrosh dot indiferentë. Edhe pse mund të të lodhin ata janë vërtet të adhurueshëm. Këta persona mund ta shndërrojnë të përditshmen tonë në një aventurë pasionante. Zbuloni 5 arsye pse ja vlen t'i kesh ata në krah.
1. Spontaniteti
Meshkujt dashë nuk hezitojnë të dashurojnë, të bëjnë deklarata dhe ta mbajnë partneren në pëllëmbë të dorës.
2. Dinamizmi dhe iniciativa
Në çift mashkulli dash është motori. Ai do ju stimulojë, do ju nxitë dhe do ju mbështesë kurdoherë. Dinamizmi i shoqëron gjithmonë ata.
3. Autoriteti natyral
Ashtu si luanët edhe dashët janë autoritarë. Edhe pse kjo shpesh bëhet e padurueshme, në shumë raste ndihmon për të zgjidhur problemet që mund të dalin.
4. Dëshira për të jetuar
Dashët janë shenjë rinie, gëzimi dhe shprese. Askush nuk ua heq dot optimizmin kështu që pranë një mashkulli të tillë do ndiheni përherë mirë.
5. Personaliteti i fortë
Një mashkull dash ruan gjithmonë vendin që i takon, flet me zë të lartë dhe shumë, qesh, merakosët, por nuk qëndron në një vend. Me ta do ndiheni gjithmonë plot dhe nuk do trishtoheni.
Meshkujt e shenjës së dashit përshtaten më shumë me femra të shenjës së:
· Luanit
· Binjakëve
· Shigjetarit
· Peshores
· Ujorit /A.S-Dritare.net

















