
10 defektet e personave të shenjës së Shigjetarit
Dritare.net

Shigjetarët kanë shumë cilësi, por nga ana tjetër edhe defekte. Të paduruar, në ajër, dhënës leksionesh, ja 10 të metat më të mëdha të tyre.
1. Të qenit si në ajër
"Të jesh si në Hënë". Kjo është shprehja që ju përshtatet më së miri Shigjetarëve. Në fakt ata janë ëndërrimtarë dhe idealistë të cilëve shpesh ju mungon serioziteti. Kjo shpjegon edhe faktin pse ata e kanë të vështirë të menaxhojnë përgjegjësitë e shumta.
2. Mungesa e taktit
Shigjetarët njihen si persona që flasin hapur dhe thonë gjithmonë atë që mendojnë. Për ta, gjithë të vërtetat janë mirë të thuhen edhe pse ndonjëherë mund të dhembin. Rezultati? Shpesh ata janë lëndues.
3. Paqëndrueshmëria
Shigjetarët e kanë tmerr rutinën. Ata e lëshojnë lehtësisht veten dhe duan të ndryshojnë zakonet. Duke pasur këtë natyrë ata nuk lidhen shume ngushte me disa persona dhe kjo i tremb të tjerët.
4. Padurimi
Shigjetarët janë ndër më të paduruarit e zodiakut dhe veprojnë pa reflektuar. Ata duan çdo gjë në një moment dhe shpesh pendohen për hapat që hedhin.
5. Moralizmi
Shigjetarët duan më të mirën për të gjithë, por nuk gjejnë gjithmonë mënyrën e duhur për ta bërë të ditur këtë gjë. Duke dashur të ndihmojnë ata në shumë raste bëjnë shumë moral dhe kjo është bezdisëse.
6. Mungesa e përqendrimit
Shigjetarët kanë gjithmonë shumë gjëra në kokë dhe nuk përqendrohen plotësisht diku.
7. Kokëfortësia
Një gjë është ë sigurt: Shigjetarët i kanë idetë të qarta dhe i thonë ato me zë të lartë. Mjerë ata që ju kundërvihen për t'iu ndryshuar mendim sepse përballjet janë të forta.
8. Shpirti konkurrues
Shigjetarët janë shumë konkurrues dhe përdorin çdo lloj mënyre për t'i rivalizuar të tjerët. Kjo gjë i mërzit ata që i rrethojnë.
9. Mburrja
Edhe pse nuk janë persona që gënjejnë, shigjetarët parapëlqejnë t'i ekzagjerojnë disi gjërat për t'i bërë historitë më të bukura. Shpeshherë ata mburren më shumë sesa duhet dhe bëhen acarues.
10, Neglizhenca
Ashti siç e thamë edhe më sipër, shigjetarët janë shpesh si në ajër dhe neglizhojnë shumë gjëra. Shpesh ata shkojnë me vonesë në punë apo në takime, harrojnë takimet e rëndësishme, etj./ A.S-Dritare.net

















