Na ndiqni edhe në

Shëndet

Studimi i fundit/Maskat mbrojnë sistemin imunitar!

Studimi i fundit/Maskat mbrojnë sistemin imunitar!

Maskat për fytyrën ndihmojnë në zvogëlimin e përhapjes së Sars-cov-2, virusit që shkakton Covid-19. Por studimet së fundmi kanë treguar raporte akoma më befasuese se edhe nëse dikush që mban maskën dhe infektohet, sëmundja është zakonisht më e lehtë. Joseph Courtney dhe Ad Bax, studiues në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Bethesda, Maryland, tregojnë se maskat ulin umrin e grimcave infektive që hyjnë në hundë dhe gojë. Një faktor jetësor që parashikon ashpërsinë e sëmundjes është sa larg arrijnë grimcat virale në mushkëritë e një personi. Maskat e fytyrës prej pambuku luftojnë për të bllokuar aerosolet më të vogla, të cilat kanë më shumë gjasa të depërtojnë thellë. Kjo është një tjetër arsye pse shkencëtarët vijojnë të bëjnë thirrje për mbajtjen e maskave mbrojtëse, një udhëzim që me shumë gjasa do të këshillohet edhe për shumë muaj. Në të gjithë botën, prej më shumë se 1 vit që kur u shpall pandemia, janë infektuar 118 milionë njerëz. Covid-19 u ka marrë jetën 2.62 milionë të infektuarve./L.F-dritare.net