Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ju rreh zemra si orë e prishur? Ushtrimet që ju shpëtojnë nga aritmia!

Ju rreh zemra si orë e prishur? Ushtrimet që ju shpëtojnë

Sipas një studimi të fundit të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë ushtrimet aerobike janë të dobishme për pacientët me fibrilacion atrial, pra ata që vuajnë nga aritmia.

Sipas Adrian Elliott, kreu i kërkimit në Universitetin e Adelaide në Australi me programin ACTIVE-AF, pacientët me aritmi mund t'i rregullojnë rrahjet e zemrës vetëm përmes stërvitjes dhe pa ndërhyrje të tjera siç janë trajtimet speciale.

Ju rreh zemra si orë e prishur? Ushtrimet që ju shpëtojnë

Hulumtimi u përqendrua tek efekti i një programi stërvitjeje që kombinoi stërvitjen aerobike me mbikëqyrjen e një specialisti dhe trajnimin në shtëpi për të ulur ashpërsinë e simptomave të fibrilacionit atrial si gjatë programit, ashtu edhe gjashtë muaj pas studimit. Programi i stërvitjes nën mbikëqyrjen e një eksperti ishte me intensitet më të lartë dhe kishte për qëllim rritjen e kapacitetit kardio-respirator, ndërsa ushtrimet në shtëpi zakonisht përfshinin disa aktivitete aerobike ose ushtrime me intensitet të moderuar si ecja, çiklizmi dhe noti. Brenda 12 muajve nga stërvitja u ul edhe aritmia te 60% e pjesëmarrësve.

"E thënë thjesht, kjo do të thotë që shumë pacientë me aritmi mund të shpëtojnë nga ky problem pas pasur nevojë për trajtime invazive ose ilaçe.", tha Dr. Elliott./K.C/dritare.net