Na ndiqni edhe në

Shëndet

Dieta e përditshme e Jennifer Aniston, ja çfarë ha aktorja për mëngjes, drekë dhe darkë!

Dieta e përditshme e Jennifer Aniston, ja çfarë ha aktorja

Jennifer Aniston është një nga yjet e filmave tanë të preferuar. Nga personazhi i njohur i Rachel Green në serial-komedinë hit “Friends”, deri te rolet e shumtë në filma, për vite më radhë, Jenn na ka kënaqur me humor dhe jo vetëm. E përpos karrierës, filmave të saj, Jennifer njihet edhe për stilin e jetesës.

51-vjeçarja, e cila duket si 30, vazhdon të na befasojë me trupin e saj. Ne e dimë që Jennifer pëlqen të praktikojë joga, por çfarë diete ndjek ylli i “Marley & Me” që është kaq në formë?

Jua tregojmë ne!

Dieta e përditshme e Jennifer Aniston, ja çfarë ha aktorja

Çfarë ha Jennifer Aniston për mëngjes?

Rutina e mëngjesit të aktores është ndryshe nga ai standardi. Ajo agjëron, pra shpeshherë nuk ha mëngjes. Nëse po mendoni se çfarë është agjërimi i ndërprerë, është dieta 16: 8. Për tetë orë ti ke mundësi të hash, ndërsa 16 orë do të agjërosh. Ajo zgjohet në 9 të mëngjesit, bën joga dhe mbaron punët jashtë. Pastaj pi lëngun e saj magjik me selino.

“Kur zgjohem, pi ujë të ngrohtë me limon dhe më pas ha vezë me avokado. I hedh pak vaj koksi mbi të. Ndonjëherë ha drithëra me banane ose do të bëj pak tërshëre me një të bardhë veze të rrahur.”, tha Jennifer në 2016-ën.

Dieta e përditshme e Jennifer Aniston, ja çfarë ha aktorja

Por për drekë çfarë ha Jennifer?

Baza është perime, ose sallatë me shumëllojshmëri produktesh me proteina.

Po për darkë? Ju mendoni se ha prapë perime? Jo more jo. Makarona. Ajo i adhuron sidomos ato alla karbonara që mësoi nga ish-burri i saj Justin Theroux. Aktorja tha se ajo e bën pjatën duke përdorur vezë, parmixhano dhe proshutë./K.C/dritare.net

Dieta e përditshme e Jennifer Aniston, ja çfarë ha aktorja