Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shakaja që bashkëshorti i bën Aulona Mustës, e hedh atë përtokë!

Shakaja që bashkëshorti i bën Aulona Mustës, e hedh atë
Nëse ka një çift që i bashkon palestra më shumë se çdo gjë tjetër, ai është padyshim Aulona dhe bashkëshorti i saj.

Të dy të dhënë pas ushqimit të mirë, kujdesit për veten, për familjen dhe pasionit pas palestrës. Prej vitesh ata ushtrohen bashkë dhe rezultatet janë të dukshme për të dy palët.

Nuk është e thënë që për të treguar se marrëdhënia në çift po ecën mirë, të publikosh vetëm zemra e fjalë dashurie.

Aulona rrallë bën postime të tilla, megjithatë në çdo foto apo fjalë që shkruan për bashkëshortin tregon kiminë që kanë ata me njeri-tjetrin.

Sot ajo ka publikuar një video me humor. Edhe gjatë pushimeve ata nuk e lënë pas palestrën, ndaj teksa po ushtroheshin të dy bashkë, ku është e nevojshme që të mbahesh tek partneri, bashkëshorti i lëshon dorën Aulonës dhe ajo bie.

Me shaka gazetarja shkruan:

" Morali i fabulës? Mos i beso kurrë burrit"./L.F-dritare.net