Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sara Mila u përgjigjet sulmeve pas intervistës në DritareTv

Sara Mila ka reaguar pas sulmeve dhe komenteve që pasuan intervistën e saj në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka komentuar reagimet e shumta ndaj deklaratave të saj, duke u shprehur se përqeshja e kujtimeve të një periudhe të errët të historisë së Shqipërisë tregon se sa lehtë banalizohen ngjarje që, sipas saj, mbeten një traumë kolektive, veçanërisht për brezin e prindërve të saj.


"NJË MEME E PARALAJMËRUAR Ja tek e keni versionin bruto.

Kushdo që përqesh kujtimet e errëta të një kohe qoftëlargu e cila është edhe sot një traumë kolektive sidomos për brezin e prindërve të mi, tregon qartazi sesa delikate është trushpëlarja e rrjetit e sesi algoritmi sot arrin të tallet me atë që do duhet të konsiderohej akti më i keq që i është bërë shqiptarëve: lufta ndër vete pa asnjë shkak, veçse dëshirës për kaos të një dirigjenti famëkeq i cili vazhdon edhe sot të fusë duart në kauza ku ndjen se mund të ndjellë kaos, rrëmujë dhe dhunë.

Të jesh vajzë e zëshme në Shqipëri, ka faturat e veta, jam koshiente e s’më surprizon asgjë sepse ia vlen shumë më tepër të masakrohem unë sot nga tërbimi i rrjetit, veç që vajza të tjera nesër të mos kenë ndrojë të flasin të vërtetat e tyre, pa komplekse, pa filtra, pa frikë!!!", shkruan Sara Mila./K.C/dritare.net