
Rudina Hajdari për ministren Gjonaj: Po sulmoni një grua mbi baza të rëndomta
E Hënë 26 Gusht 2019, 21:09
Dritare.net

Lajmi i faturave të shtrenjta ku pushonte ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, është bërë kryefjala e medieve ditët e fundit. Përtej atyre që e kanë sumuar ministren e qeverisë, shumë i kanë dalë edhe në mbrojtje. Sot, deputetja e partisë demokratike, Rudina Hajdari, me anë të një postimi ka shkruar se nuk është normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta.
"Ndonëse Etilda Gjoan është pjesë e mazhorancës, nuk më duket normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj. Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral, thjesht gjejnë alibi për të hedhur baltë", shkruan Hajdari.

















