Rudi Erebara, fitues i çmimit Europian për Letërsinë 2017
E Premte 21 Prill 2017, 13:01
Dritare.net
Poeti Rudi Erebara ka lindur në vitin 1971. Ai është poet, shkrimtar dhe përkthyes. Pasi u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës në vitin 1995, ai nisi një karrierë si analist politik, gazetar dhe shkrimtar.
Ai është autori i dy librave me poezi "Fillon Pamja", 1994 dhe "Lëng Argjendi", 2013. Dy romanet e tij janë "Vezët e thëllëzave", 2010, dhe "Epika e yjeve të mëngjesit", 2016.
