Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Rrëfehet Hygerta Sako: Si ia thashë vajzës ndarjen nga babai i saj

Rrëfehet Hygerta Sako: Si ia thashë vajzës ndarjen nga babai i
Ish-misi dhe prezantuesja e njohur Hygerta Sako, ka folur për jetën e saj private në një intervistë për emisionin “Tek Unë”. Ajo ka treguar rutinën e saj ditore dhe marrëdhënien e shëndetshme që ka me vajzën 10-vjeçare, Anais. E pyetur sesa e vështirë ka qenë t’ia shpjegonte Anaisit ndarjen nga bashkëshorti dhe të gjithë ndryshimin në të cilin kishte kaluar familja, Hygerta tha:

“Nuk e pata shumë të vështirë t’ia shpjegoja, sepse në momentin që ti i tregon të vërtetën, në momentin që ajo ndihet e rrethuar nga dashuria, nuk ka përse të vuajë asgjë. Asaj nuk i mungon asgjë, pavarësisht se është në këtë lloj situate. Ajo ka dashurinë e babait, të nënës, të gjyshërve, se është dhe e vogla e nipërve dhe mbesave. Kështu që nuk ka patur asnjë problem të tillë”, u shpreh Hygerta.