Na ndiqni edhe në

Emisionet

Romeo Kara për Vlora Hysenin: Duhet të akuzohet për tradhti të lartë ndaj atdheut!

Romeo Kara për Vlora Hysenin: Duhet të akuzohet për tradhti

Avokati Romeo Kara e quan rastin e ish-kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni, "këmbanën e fundit të alarmit" për institucionet në Shqipëri. Sipas tij, papërgjegjshmëria ka çuar në rënien e një strukture shumë të rëndësishme, e cila do të ketë nevojë për shumë kohë që të ripërtërihet.
"Për mua është këmbana e fundit e alarmit që ne duhet të mbledhim veten", tha Karaj. Ai e lidhi rastin edhe me implikimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Sipas tij, kjo tregon se "krimi ka uzurpuar pushtete shumë të rëndësishme në këtë vend".
Karaj tha se u habit kur pa moshën e saj në krye të shërbimit. "Kur pashë moshën u habita. Ka ardhur në një terren të panjohur", u shpreh ai. Sipas avokatit, për drejtimin e shërbimit inteligjent duhet zgjedhur dikush që e njeh mirë situatën në vend. "Këshilltarët mund t'i ketë nga jashtë, po kreun e shërbimit inteligjent duhet të marrësh një person që e njeh mirë", tha Karaj.
Sipas tij, Hyseni duhet të akuzohet për tradhti të lartë ndaj atdheut. Për vetëdorëzimin e Hysenit në pikën kufitare të Morinës, Karaj tha se ajo "s'kishte rrugë tjetër". "Ka qenë një dorëzim i detyruar, asgjë më tepër", u shpreh ai.
Karaj tha se ka besim të plotë te Dumani. Ndërsa për kreun e SPAK-ut, Klodian Braho, avokati ishte kritik. "Shumë i qetë është për këtë situatë që ka Shqipëria. Ka rënë ritmi i SPAK-ut", tha ai. Sipas Karajt, duhej "një SPAK që do luante në sulm", më i egër. /dritare.net