
Rëndohet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ 5 të vdekur orët e fundit nga virusi!
E Martë 7 Korrik 2020, 15:03
Dritare.net
Bilanci në Maqedoninë e Veriut, përsa i përket pandemisë së koronavirusit, vijon të rëndohet. Numri i të prekurve orët e fundit është ulur në raport me ditët e tjera, megjithatë shifrat vijojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 120 të prekur dhe 125 të shëruar. Ndërsa 5 persona kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ka arritur në 7.244, i të shëruarve në 3.324, ndërsa numri i viktimave në 351./L.F-dritare.net

















