Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-banori i Big Brother dy herë me Covid-19: Virusi më shumë agresiv!

Ish-banori i Big Brother dy herë me Covid-19: Virusi më shumë

Petrit Bylykbashi ish-banori i Big Brother 4, është rasti i parë në Kosovë, i cili ka rezultuar dy herë me koronavirus. Herën e parë ai u infektua para tre muajsh, ndërsa tani ka rezultuar sërish pozitiv. I bindur se pasi rezultoi negativ në testin e parë, ai kishte rinisur jetën normalisht, pa u kujdesur shumë për masat.

"Diçka e çuditshme po ndodhte me turpin tim dhe e ndjeva këtë gjë. Me 26 mars u testova dhe rezultova pozitiv me COVID-19. U izolova dhe u mjekova me antibiotikë deri më datën 13 prill. U testova dy herë dhe rezultova negativ. Pas kësaj dola dhe nisa jetën normale me shumë takime me idenë se tashmë jam imun ndaj COVID. Bëra dhe testin serologjik dhe më rezultoi se trupi im ishte i mbushur me antitrupa. Pra isha i shëruar dhe jeta ime ishte normale, edhe të tjerët rrinin të sigurt me mua madje dhe unë isha i sigurt që tashmë asnjë nuk mund të infektohet prej meje. Por u ri infektova pas rreth 3 muajve".

Për sa i përket gjendjes shëndetësore, ai u shpreh sot në emisionin e mëngjesit Wake Up se herën e dytë për të virusi ka qenë më agresiv. Aktualisht ai po qëndron në shtëpi, por ka nevojë për oksigjen.

"Tani unë e mbaj në shtëpi oksigjenin dhe më shumë nevojë për të kam natën. Ka momente ditën që ndjehem aq mirë sa them këtë problemin me frymëmarrjen mos e kam psikologjike por kur vjen nata bëhet e vështirë dhe simptomat janë fizike, sepse mendja të mashtron me raste. Kam kontaktuar realisht me psikolog. Gjendja ime psiqike është mirë, por ka momente të caktuara kur jam nën ndikimin e sulmeve dhe po përjetoj edhe momente të rënda psiqike. Por shqetësimi më i madh është ndenja e fajit që po më vret se kur mendoja se isha shëruar kam takuar shumë njerëz duke iu besuar fjalës së doktorëve se virusi nuk kthehet dhe sot nuk e di se çfarë dëmi kam bërë kë kam infektuar", u shpreh ai./L.F-dritare.net